Trajtimi i duhur për duart dhe thonjtë

Në mënyrë që lëkura të jetë e butë dhe e mbrojtur, më së shumti rëndësi ka përzgjedhja adekuate e kremit për duar, prandaj me rastin e blerjes së këtij kremi, mos i jepni rëndësi aromës dhe kutisë së tij, por strukturës dhe përmbajtjes

Lëkura e duarve bëhet tepër e ndjeshme gjatë stinës së vjeshtës. Era dhe ajri i thatë në ambiente të mbyllura e thajnë atë edhe më shumë, prandaj ajo ka nevojë për një kujdes shtesë.

Piling

Në mënyrë që lëkura të thithë më mirë përbërësit e preparateve për kujdes, gjithsesi duhet të bëni piling të duarve një herë në dhjetë ditë (piling quhet largimi i qelizave sipërfaqësore të vdekura të lëkurës). Lirisht mund të përdorni preparatet për piling të fytyrës, në bazë të ekstrakteve bimore apo përgatiteni vetë. Përzieni një lugë sheqer të vrugtë, dy lugë ajkë të ëmbël dhe dy lugë vaj ulliri. Me këtë përzierje fërkoni duart duke bërë lëvizje rrethore për dy-tri minuta e më pas lajini ato me ujë të nxehtë.

Maskë

Pas pilingut e domosdoshme është maska. Lyejeni atë në duar dhe, më pas, vini dorëza të pambukta. Nën ndikimin e nxehtësisë vjen zgjerimi i poreve, prandaj lëkura thith më mirë përbërësit ushqyes. Maskën duhet ta mbani nja dhjetë minuta, më pas i lani duart me ujë të nxehtë dhe i fshini ato.

Duart

Në mënyrë që lëkura të jetë e butë dhe e mbrojtur, më së shumti rëndësi ka përzgjedhja adekuate e kremit për duar, prandaj me rastin e blerjes së këtij kremi, mos i jepni rëndësi aromës dhe kutisë së tij, por strukturës dhe përmbajtjes. Nëse keni lëkurë të përzier apo të yndyrshme, më së shumti do t’ju përshtaten kremrat hidratuese, e nëse keni lëkurë të thatë, atëherë duhet të përdorni kremra të yndyrshme.

Thonjtë

Ndrydhni pesë-gjashtë kokrra të mëdha rrushi, largoni farat, e shtojini kësaj mase edhe një lugë mjaltë. Këtë përzierje duhet ta vini mbi hapësirën e thonjve dhe ta lini që të veprojë 10 minuta.

Falë këtij tretmani, ju do të keni thonj më të fortë dhe më të bukur, meqë ata do të marrin nga rrushi dhe mjalti polifenolet dhe mineralet, të cilat rigjenerojnë strukturën e thonjve.

Kujdesi

Meqë është parë se meshkujt, kur të vendosin për femrën që u pëlqen, më së shumti vëmendje u kushtojnë duarve të tyre, nuk është e tepërt që edhe ju të mësoheni me risitë e fundit të manikyrit.

Manikyr

Të gjitha femrat që i kushtojnë një kujdes të veçantë pamjes së tyre, e dinë se manikyri është një gjë që nuk mund të lihet anash, përkundrazi, ai duhet të bëhet sa më mirë që të jetë e mundur

I kuq i ndezur

Kjo ngjyrë këshillohet për gishta të shkurtër. Të lyer me këtë ngjyrë duken më të gjatë, sidomos nëse mëson edhe të bëni disa truke siç është shtyrja e kutikulave drejt bazës së thoit dhe këta të fundit të mos priten shumë shkurt.

Rozë dhe perlë

Është i rekomanduar për gishtat e gjatë, këto ngjyra i japin një dimension tjetër formës së thonjve. Nxjerr në pah gjatësinë, që nuk duhet të jetë shumë e tepruar. Para se të vendosësh shtresën e manikyrit, duke qenë se ngjyrat e çelura i nxjerrin më në pah papërsosmëritë, vendos fillimisht mbi thonj një manikyr mbrojtës transparent.

I purpurt dhe vishnje

Janë tonet e përshtatshme për gishtat e shkurtër të këmbëve. Në këtë rast këto ngjyra aplikohen mbi thonj paksa të gjatë, sepse ngjyrat e ndezura i nxjerrin edhe më pah.

Violë

Nëse ke një këmbë të gjerë, bëje që të duket më e zgjatur, duke i limuar thonjtë në mënyrë ovale paksa të zgjatur dhe duke aplikuar manikyrin në ngjyrë violë në pjesën qendrore të thoit. Edhe ngjyra natyrale e lëkurës është shumë e rëndësishme në zgjedhjen e tonalitetit të duhur të manikyrit. Specialistët e kësaj fushe, para se të aplikojnë manikyrin, i referohen ngjyrës së lëkurës në pjesën e brendshme të pulsit.

Nëse lëkura në këtë zonë anon nga e kaltra, zgjedhja duhet të mbështetet në tonet e ftohta, ndërsa tek ngjyrat e ullinjta të lëkurës shkojnë më shumë tonet më të forta. Lëkura e bronzuar kombinohet me ngjyra solare si portokalli, e kuqe dhe reflekse sedefi. Ki parasysh që ngjyra e portokalltë tenton të lërë një aureolë jo të këndshme në pamje të parë, prandaj më parë apliko manikyrin transparent mbi thonj.

Duhani

Për ato që pinë duhanin e u zverdhen gishtat, një truk shtëpiak të vjen menjëherë në ndihmë. Futi gishtat në lëng limoni për dhjetë minuta ose vendosi në tretësirë kripe të trashë. Kjo metodë është e përdorshme edhe në shfryrjen e duarve. Kujto që herë pas here t’i lësh thonjtë të marrin frymë, edhe pse manikyri krijon një barrierë mbrojtëse nga agjentët e jashtëm. Gjatë kësaj periudhe ushqeji thonj me vaj ulliri.