Trendët e manikyrit për gjatë verës 2017

Idetë e reja dhe inspirimet kurrë nuk të do të bëjnë që manikyri këtë verë të jetë i ri, i pazakontë dhe krejt modern.

Po, kjo do të thotë se nëse adhuroni klasiken -sidomos llakun e kuq për thonj ose atë francez, ndoshta ka ardhur koha që t’u jepni mundësi ngjyrave të reja, në mënyrë që thonjtë tuaj këtë sezon të jenë më ndryshe, më atraktivë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Për adhuruesit e toneve neutrale të manikyrit, kemi një propozim ideal: baza neutrale, si për “french” dhe ngjyrat korale me detaje të buta. Ato që janë më të guximshme dhe nuk ju pengon, që thonjtë e tyre të tërheqin vëmendje, mund të vendosin për variante të ngjyrave më të ndezura që mbështeten te njëra-tjetra.

Nuk kemi harruar as për ju që dalloheni për llakun e kuq të thonjve. Kësaj radhe mund të lejoni një eksperiment të vogël – rrethin në mes me ngjyrë të errët që thoin tuaj e bën më efektiv dhe më interesant. Natyrisht, ato që dëshirojnë, mund të përdorin të gjitha ngjyrat për sezonin e ri. Dhe ja propozimi, të cilit i janë besnik modelit francez – vetëm se kësaj radhe në një variant më ndryshe. Do të arrini dukje më ndryshe dhe më interesante të thonjve tuaj, derisa edhe kohë nuk do të shpenzoni më shumë, sepse në vend të linjës precize, lirisht lëshojeni dorën – ky është stili francez në stilin e lirë.

Komento