Trendet e modës, këpucë, bizhutë dhe shallet

Mos u frikësoni të bëni diçka të re, argëtohuni dhe largohuni nga e zakonshmja. Nëse keni mëdyshje për stilin e flokëve, vizitoni një stilist dhe mbani mend se ky stil i flokëve ka të bëjë me imazhin dhe dukjen e fuqishme

Ky sezon është përqendruar në kthimin e feminitetit të lehtë, për të cilin nganjëherë nevojitet më shumë intervenime dhe pakëz më shumë punë, mirëpo do të dukeni elegante, të natyrshme dhe të lehtësuara me shumë stil.

Gjithçka është sjellë rreth stileve me flokë më të krehura dhe me shumë llak për flokë. Mos u frikësoni të bëni diçka të re, argëtohuni dhe largohuni nga e zakonshmja.

Nëse keni mëdyshje për stilin e flokëve, vizitoni një stilist dhe mbani mend se ky stil i flokëve ka të bëjë me imazhin dhe dukjen e fuqishme.

Një pamje tërheqëse dhe plot sharm e ndihmon edhe elementë të tjerë, ku sigurisht bëjnë pjesë bizhutë, këpucët dhe rripat. Këto të fundit këtë vit do të jenë kryefjala e modës. Madje në shumë raste ngjyrat e shumëllojshme dhe modelet e ndryshme do sjellin risinë e sezonit.

Po ashtu, në këto ditë pranverore shallet dhe shamitë, do jenë një tjetër element mjaft goditës dhe trendy për sezonin.

Komento