Trendet e modës që do të donim të ngelen pas në vitin 2015

Trendet e modës që do të donim të ngelen pas në vitin 2015Agimi i një viti të ri nënkupton mundësinë e të shikuarit para, gjithashtu edhe mundësinë për të hedhur disa gjëra që nuk dëshironi ti bartni përgjatë udhëtimit para. Shprehi të pahijshme, miq të mbrapshtë si dhe ndonjëherë trende të papërshtatshme të modës. Edhepse përpilimi i një liste me gjërat që nuk do të dëshironim t`i shihnim nuk ishte gjë e lehtë, ja lista me gjëra të tilla.

Mini-çanta super të vogla

Të gjithë i adhurojmë mini-çantat, mirëpo jo edhe mini-mini! Të gjithë i duam gjërat e vogla dhe të lezetshme por jo edhe çantat pasiqë na duhen për të bartur gjëra me vete.Image

Trendet e modës që do të donim të ngelen pas në vitin 2015Këpucë me qime

Këpucët Gucci me gëzof kenguri anash janë tejet interesantë, mirëpo vetëm nëse keni shofer personal që do ju vozisë kudo që shkoni. Arsyeja qëndron në atë se ky lloj i këpucëve bëhet i pistë shumë shpejtë.Image

Trendet e modës që do të donim të ngelen pas në vitin 2015Overdoza e viteve 90

Stili i kësaj decade bëri një rikthim vitin që lamë pas, e pranojmë se na pëlqen pak nostalgji, mirëpo prap se prap “shumë nga një e mirë është gjë e keqe”.Image

Trendet e modës që do të donim të ngelen pas në vitin 2015Platform të rrafshëta

Totalisht përkrahim modelin që e shpëton zogun e këmbës nga ndrydhja, mirëpo ka një pamje të rëndë që i pengon syrit. Mbani lirisht në vitrinë apo i mbathni duke i fshehur me xhinse.Image

Trendet e modës që do të donim të ngelen pas në vitin 2015Projektimet që kurrë nuk e shohin dritën e ditës

Mos na keqkuptoni, projektimet e reja janë të mirëseardhura pasiqë lejojnë idetë e reja të rrjedhin në sfilata. Është mirë që publikut ti ofrohet diçka e re, edhe nëse nuk ju pëlqen, të paktën t`i bëjë më të guximshme femrat në blerjet e tyre.

Komento