Trendët e modës që janë IN dhe OUT këtë sezon

Trendët e modës që janë IN dhe OUT këtë sezonPranvera ka ardhur tanimë! Hapi i vetëm logjik është vendosja e gardërobës së dimrit në orman dhe lirimin e vendit për gardërobën më të lehtë pranverore.

Ajo që ndoshta është më pak evidente, është se cilat rroba t’i vendosim në orman dhe t’i bartim gjatë sezonit.

Çka është ‘out’?

Shalli i leshtë

Trendët e modës që janë IN dhe OUT këtë sezon

Edhe pse gjatë dimrit dhe vjeshtës kemi adhuruar shallet e tilla, mendojmë se tani ato duhet të shkojnë në pushimin e merituar.

Çka është ‘in’?

Shamia e mëndafshtë

Ky aksesor i modës, që pëlqehet nga të gjitha femrat, është ‘must-have’ për pranverë. Vendoseni rreth qafës, apo edhe rreth belit, si rrip!

Çka është ‘out’?

Këpucët për të gjitha motet

Trendët e modës që janë IN dhe OUT këtë sezon

Moti i ftohtë dimëror ishte arsyetim për këpucët e mëdha, të cilat i bartnim, por pasi që ka ardhur pranvera, më nuk kemi arsyetime të tilla.

Çka është ‘in’?

Atletet

Atletet janë mbathjet ‘casual’ të sezonit. Ato janë edhe të rehatshme dhe mund të ballafaqohen me të gjitha kushtet pranverore.

Çka është ‘out’?

Palltoja

Trendët e modës që janë IN dhe OUT këtë sezon

Jo vetëm që palltoja e trashë më nuk ju duhet, por edhe jua zë një vend të madh në orman. Është koha që ta lini diku anash.

Çka është ‘in’?

Xhaketat ‘Teksas’

Xhaketat ‘Teksas’ janë të lehta, kompakte dhe gjithmonë në modë!

Çka është ‘out’?

Xhemperi i thurur dhe ai me grykë

Trendët e modës që janë IN dhe OUT këtë sezon

Xhemperët me grykë janë përzgjedhje ideale gjatë dimrit, por jo edhe gjatë pranverës. E njëjta gjë vlen edhe për xhemperët e thurur.

Çka është ‘in’?

Pulovri i lehtë

Do të dukeni për mrekulli me një pulovër të hedhur mbi supe edhe gjatë netëve pranverore.

Çka është ‘out’?

Çizmet mbi gjunjëTrendët e modës që janë IN dhe OUT këtë sezon

Edhe pse e kemi të vështirë që të ndahemi nga çizmet e preferuara deri mbi gjunjë, ky model më nuk është i përshtatshëm për sezonin në të cilin gjendemi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Çka është ‘in’?

Sandalet me takë të plotë

Nuk ka rëndësi çfarë lartësie kanë, a janë të larta, apo të ulëta, këto sandale janë in gjatë sezonit pranveror 2016.

Çka është ‘out’?

Xhaketa nga lëkura artificialeTrendët e modës që janë IN dhe OUT këtë sezon

Të gjitha xhaketat me lëkurë artificiale dhe me imitime të tjera më nuk do të jenë në modë.

Çka është ‘in’?

Xhaketa “bomber”

Xhaketat ‘bomber’ që janë në trend mund të barten gjatë tërë sezonit, e kur shtresat më nuk do të jenë të nevojshme, mund ta hidhni mbi bluzat me mëngë të shkurtra.