Trendët vjeshtorë, të cilët nuk duhet t’i injoroni

Trendët vjeshtorë, të cilët nuk duhet t’i injoroniA e keni pyetur vallë ndonjëherë veten se çka d.m.th. koleksioni „pre-fall“ në botën e modës? Në përkthim të lirë, kjo d.m.th. koleksion paravjeshtor, i cili i dedikohet asaj kohës së shkurtër midis verës dhe vjeshtës, kur nuk ka më vapa verore, por as kohë të ftohtë.

Por, këtë do ta thoshte çdo laik i modës. Koleksioni “pre-fall” në fakt është koleksion vjeshtor, i cili shpesh publikohet nga kreatorët e modës, në mënyrë jozyrtare, që bartet kryesisht nga personat e famshëm, pa dalë ende në shitje,transmeton Gazeta Kosova Sot.

Fustanet asimetrike

Për femrat që nuk preferojnë modelet klasike të fustaneve, por duan diçka jo të rëndomtë. Më së shpeshti kemi të bëjmë me një variant gjysmë të gjatë.

Trendët vjeshtorë, të cilët nuk duhet t’i injoroniFustanet me dizajn të luleve

Keni parasysh ato fustanet e vjetra me lule? Të mbyllur, me mëngë të gjata, me gjatësi të denjë? Edhe pse dizajni i luleve është hit i modës tash e disa sezone, modelet e këtilla retro, ose do t’ju pëlqejnë në tërësi, ose nuk do t’ju pëlqejnë fare…

Trendët vjeshtorë, të cilët nuk duhet t’i injoroniPantallonat e gjerë, gjysmë të gjatë – kulet

Adhurueset e pantallonave pa dyshim se do të provojnë modelin e pantallonave “culottes”, të cilat arrijnë deri mbi zogjtë e këmbëve. Kjo gjatësi jo e caktuar ia jep këtij modeli një frymë të veçantë, por nuk do t’ju pëlqejë të gjithëve, sidomos jo personave me këmbë të shkurtra.

Trendët vjeshtorë, të cilët nuk duhet t’i injoroniPalltot sportive retro

Palltot sportive retro për meshkuj, dedikuar femrave? Pa dyshim se femrat e reja do të jenë adhurueset më të mëdha të këtij stili.

Trendët vjeshtorë, të cilët nuk duhet t’i injoroniMëngët gjysmë të tejdukshme

Vestat do të kenë shtesa të ndryshme. Pjesët e poshtme të mëngëve do të jenë të bëra nga materialet e tejdukshme apo të perforuara, sikur që janë dantella, llojet e ndryshme të thurjeve, etj.

Trendët vjeshtorë, të cilët nuk duhet t’i injoroniDizajni i kafshëve në pallto

Palltot nga lëkura artificiale me dizajnë të ndryshëm të maceve të egra, disa do t’i quajnë klasike, e të tjerët ekstravagante. Do të barten në raste të ndryshme, me gjatësi të ndryshme…

Trendët vjeshtorë, të cilët nuk duhet t’i injoroniFundet metalike me palë

Fundet me palë tash e ca sezone e kanë vendin e tyre në raftet e dyqaneve të rrobave, e sivjet ato do të barten nga materiali i variantit metalik.

Supet cullake

Trendi i supeve cullake, në të cilat vazhdohet ndonjë formë e mëngëve, edhe këtë vjeshtë do të jetë njëri ndër hitet kryesore të modës…

Komento