Trendi i bukurisë “thonjtë e gurtë”

Trendi i bukurisë "thonjtë e gurtë"Është paraqitur një trend i cili do t’ju magjeps në tërësi. As kësaj here nuk bëhet fjalë për grim, por për një manikyr të paparë deri më tani.

Në fakt, bëhet fjalë për “thonjtë e gurtë”. Ky trend ofron shumë mundësi, nëse keni kreativitet dhe jeni novatorë. Gurët e imtë në thonj me ngjyra dhe forma të ndryshme do të bëjnë që duart tuaja të shkëlqejnë me lara të pashoqe, transmeton gazeta Kosova Sot.

Nëse ju pëlqeu kjo që lexuat, por nuk e keni idenë sesi duket, atëherë shikoni disa nga fotografitë që i kemi përzgjedhur për ju dhe – mule shkoni te manikyristi! Krejt çka ju nevojitet është të keni guxim dhe të lejoni që thonjtë tuaj të bëhen vepër artistike.

Komento