Trendi i ri për t’u martuar

Shifrat tregojnë se shumica e femrave e shtyjnë martesën dhe vendosin për të bërë këtë hap me vonë.

Mosha e zakonshme për gjeneratat më të hershme anembanë botë për femrat ka qenë 22 vjet ndërsa për meshkujt 25 vjet. Në vendin tonë e dimë se ky limit i moshave ka qenë edhe më i vogël. Sot mosha mesatare për të lidhur martesë sillet prej 33 vjet për femrat dhe 35 për meshkujt.

Femrat e sotshme e shtyjnë martesën sepse dëshirojnë të arrijnë pavarësi financiare dhe të kenë një karrierë të suksesshme para se të bëhen bashkëshorte. Të tjerat thjeshtë preferojnë të jenë vetëm sepse një përzgjedhje e tillë është një vendim i pranueshëm social.

Ekspertët theksojnë se gratë më shumë dëshirojnë të kënaqen në vitet e tyre të njëzeta, se sa të martohen. “Martesa u bë stili i të jetuarit” thotë Simon Dankan, profesor i politikës kooperative sociale në Universitetin e Bratfordit.

“Marrëdhëniet intime, jeta e përbashkët dhe fëmijët janë tri arsyet kryesore që të lidhni një martesë, mirëpo tek ne si një zgjidhje më e arsyeshme sociale është që të kihen të tria këto gjëra pa harxhuar para për dasmë”, thekson profesori.

Vitet e njëzeta të jetës janë vitet kur njohim vetveten dhe secili vit nga kjo dekadë është i rëndësishëm për zhvillimin emocional dhe vetëbesimit tek një personalitet. Sot me anë të pjekurisë nënkuptojmë ideale të qëndrueshme si integritet, pasion për të jetuar, parime dhe synime. Në vitet e tridhjeta femra është e pjekur dhe e qëndrueshme nga ana emocionale që të marrë vendimet e duhura në jetë./mediashqip/

Komento