Tri menyra të lira për t’i shkrirë kilet e tepërta

Tri menyra të lira për t’i shkrirë kilet e tepërtaNëse edhe ju bëni pjesë në grupin e femrave me mbipeshë, por jeni të vendosura që t’i humbni ato, atëherë ne kemi zgjidhje për ju.

1. Ëmbëlsojeni kafen me mjaltë

Në këtë mënyrë pijen tuaj të preferuar do ta ëmbëlsoni me ëmbëltues natyror, në vend se me sheqer jo të shëndetshëm, apo me ëmbëltues të tjerë artificialë (sakarinë, etj). Mos u frikësoni nga vlera relativisht e lartë kalorike e mjaltit, meqë, përpos që tretet lehtë dhe jep energji, mjalti është edhe një antioksidues i fortë dhe nxit ndryshimet metabolike, të cilat e ulin dëshirën për ushqime të ëmbla. Mjalti ndihmon edhe në ngritjen e nivelit të hekurit dhe në uljen e yndyrës së gjakut, si dhe për pastrimin e tërë organizmit.

Tani mund të blini mjaltë adekuate për ëmbëltimin e kafes, por mjalti më neutral, i cili nuk do t’ua ndryshojë aromën e kafes, është mjalti i luleve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Shtoni biber të zi në supa, sallata, salca dhe mish

Biberi i zi ka efekte të shumta pozitive në shëndetin e organizmit, e midis tjerash ai është edhe një antioksidues i fortë dhe është i pasur me fenole natyrore, të cilat e pastrojnë organizmin nga radikalet e lira dhe e përshpejtojnë metabolizmin e dhjamërave, gjë që i kontribuon humbjes së kileve.

3. Kripa natyrore, më e mirë se ajo e rëndomta

Kripa e zakonshme e kuzhinës është e përpunuar kimikisht, e pas procesit të pastrimit në të mbetet kloruri i natriumit, një përbërës jonatyror dhe i huaj për organizmin tonë. Për çdo gram të klorurit të natriumit, të cilin nuk mund ta absorbojë, trupi përdor 23 herë më shumë ujë qelizor për ta neutralizuar, e konsumimi i tepërt dhe i shpeshtë i kripës së tillë shkakton tepricë të lëngjeve dhe gazrave në organizëm gjë që, midis tjerash, ndikon edhe në paraqitjen e celulitit.

Një shembull i mirë i kripës natyrore është kripa e Himalajës, e cila ka prejardhje nga oqeani i lashtë, një ekosistem të vjetër rreth 250 milionë vjet dhe të pandotur. Kjo kripë përmban të gjitha 84 elementet që i gjejmë në natyrë dhe që janë të rëndësishme për organizmin e njeriut.

Dhe, në fund, ju themi se, sapo t’i vëreni rezultatet e para në peshën tuaj, filloni praktikimin edhe të disa shprehive të tjera të natyrshme dhe, kështu me radhë. Kështu do ta ndryshoni ngadalë, por sigurt, stilin tuaj jetësor dhe do ta largoni problemin me mbipeshë njëherë e mirë.