Tri mënyra të thjeshta për ta aplikuar “eyeliner”-in

Varësisht nga rasti dhe dukja, për të cilën përcaktoheni, në mënyra të ndryshme mund ta aplikoni “eyeliner”-in. Rëndësi ka që gjithmonë të përdorni produkte rezistente ndaj ujit për të parandaluar përzierjen.

Arti i aplikimit të “eyeliner”-it në sytë tuaj kërkon dorë precize, pak imagjinatë dhe dozë atraktiviteti. Falë “eyeliner”-it të lëngshëm, apo lapsit për “eyeliner”, mund të arrini rezultate të mira. Edhe pse duket e komplikuar, arritja e linjës së përsosur është më e lehtë sesa që duket. Për këtë arsye, ju dhurojmë tri mënyra të lehta dhe të shpejta për ta aplikuar “eyeliner”-in dhe për t’u dukur spektakolare, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRDORENI STILIN “PIN UP” PËR T’I THEKSUAR SYTË

Stili “pin up” ishte shumë popullor në vitet ’40 dhe ’50. Është elegant, sensual dhe kaq origjinal sa kurrë nuk del jashtë modës. Këtë stil mund ta përdorni gjithmonë. Krejt çfarë ju duhet është një bazë e mirë e grimit për të krijuar një fytyrë pa njolla. Kështu, sytë tuaj kanë identitet.

SI TA KRIJONI DUKJEN “PIN UP”?

Së pari, duhet të përdorni korrektues për qeskat e zeza nën sytë tuaj. Korrektuesi duhet të jetë i përshtatshëm për ngjyrën e njollave tuaja. Kur të keni aplikuar korrektuesin nën qeskat e errëta të syve, lëvizni drejt qerpikëve. Filloni duke aplikuar mbushës. Kjo përmirëson njollat e imëta ose të metat. Më pas aplikoni hijen e syve. Për stilin “pin up” duhet të përdorni tone neutrale ose bezhë. Pastaj aplikoni “eyeliner”-in. Përdorni “eyeliner” të lëngshëm ose xhel, dhe nëse është e mundur, tentoni me produkte rezistente ndaj ujit. Për të arritur këtë dukje do t’ju nevojitet “eyeliner” i zi. Çelësi është në tërheqjen e linjës së theksuar sipër qerpikëve të sipërm. Më pas, shtoni një prekje “dukjen e maces” thjesht duke tërhequr nga fundi i “eyeliner”-it e lart, kur të keni arritur këndin e syve tuaj. Kur të jeni gati, duhet të aplikoni ngjyrë bezhë përreth kanalit të lotit për të krijuar një dukje më të butë dhe bëni që sytë të duken më me shkëlqim. Sa sensacionale.

STILI GREK

Theksimi i syve tuaj me stilin grek është opsion i shkëlqyeshëm për daljet natën dhe nëse dëshironi të theksoni një dukje më delikate dhe më të sofistikuar ekuilibri dhe guximi shkojnë dorë për dorë.

SI TA KRIJONI STILIN GREK?

Në këtë rast, ju sugjerojmë t’i ndiqni të njëjtët hapa sikurse te krijimi i stilit “pin up”. I vetmi dallim këtu është se te qerpikët e poshtëm do të aplikoni “eyeliner” të zi, bashkë me shkëlqim të argjendtë apo të bardhë në majë. Përdorni “eyeliner”-in e zi për të theksuar këndin e syve tuaj, por vetëm deri në gjysmë. Kjo i jep më shumë shkëlqim dukjes suaj. Shtoni një prekje sofistikimi duke përdorur lapsin e argjendtë. Duke e përdorur këtë ngjyrë, do të krijoni sy më të mëdhenj, më provokues. Aplikojeni vetëm përreth kanalit të lotit, duke vazhduar pak brenda pjesës sipër syrit. Përdorni maskarë të mirë dhe kënaquni me dukjen spektakolare.

“EYELINER”-I NË NGJYRA

Origjinal, i freskët, argëtues dhe i lehtë. Kjo është dukje verore. Përdoreni sa herë të keni dëshirë. Vetëm mbani në mend këto këshilla. SI TA PËRDORNI “EYELINER”- IN NË NGJYRA? Së pari, ju nevojitet korrektues i mirë dhe hije neutrale e syve për të hequr qafe njollat dhe të metat. Grimi juaj do të përqendrohet ekskluzivisht në qerpikët. Për këtë shkak, përdorni dy “eyelinerë”. I pari le të jetë i zi. Tërhiqeni një linjë të hollë delikate nga kanali i lotit në këndin e syve. Nuk keni pse ta përfundoni me stilin “pin up”. Qëllimi është që të lini “eyeliner”-in me ngjyrë të qëndrojë më gjatë. Më pas vazhdoni duke aplikuar “eyeliner”-in e dytë, menjëherë sipër linjës së zezë. Ngjyra duhet të kombinohet me ngjyrën e syve. Të shkojmë se cilat kombinime funksionojnë: Sy të kaltër: “eyeliner” të kaltër ose të artë; Sy të gjelbër: “eyeliner” të gjelbër ose vjollcë; Sy të errët kafeje: “eyeliner” i kaltër, gjelbër, argjendtë ose pink; Sy të kafenjtë: “eyeliner” të kafenjtë, i gjelbër ose i artë; Sy të hirtë: “eyeliner” të artë, të gjelbër, të kaltër ose pink.