Tri vezë në javë rrisin dukshëm rrezikun nga kanceri i prostatës

Për shkak të sasisë së lartë të kolesterolit në vezë,ato janë ushqim i rrezikshëm për meshkujt sepse dukshëm rrisin rreziku nga sëmundja dhe vdekshmëria pasi të sëmuren nga kanceri.

Meshkujt të cilët janë tri vezë në javë kanë 81 për qind më shumë rrezik që të vdesin nga kanceri i prostatës, për dallim nga ata që hanë vetëm një vezë, ka zbuluar studimi 14-vjeçar i shkollës për shëndetësi publike Harvard në Boston i bërë në 27 mijë meshkuj.

Atyre meshkujve të cilëve u është diagnostikuar tumori i stadiumit të ulët janë gjithashtu nën rrezik më të madh nga vdekshmëria nëse ushqimi i tyre ka qenë i pasur me vezë.

Vezët janë të mbushura me kolesterol dhe me kolinë, materie ushqyese të cilat u ndihmojnë qelizave të funksionojnë si duhet, por vetëm nëse konsumohen me sasi mesatare. Edhe pse nuk ka dëshmi ekzistuese të cilat e lidhin kancerin e prostatës dhe konsumimin e vezëve, meshkujt e rritur gjithsesi duhet të kenë kujdes me konsumimin e vezëve, pohojnë shkencëtarët.

Shoqata britanike “Heart” rekomandon konsumimin e deri tri vezëve në javë për shkak të frikës se rrisin rrezikun nga sulmi në zemër dhe në tru.