Tumor, dieta është thelbësore

Një ushqim i gabuar është shkaku më i madh dhe kryesor i shfaqjes së kancerit dhe mund të themi se është bazë e 35% të rasteve.

Në këtë mënyrë janë shfaqur ekspertët me rastin e javës së dymbëdhjetë të parandalimit (zhvillohet deri më 25 mars) të krijuar nga “Lega italiane” në luftën kundër tumoreve.

Në shumë qendra të qyteteve italiane do të dalin vullnetarë të cilët do të shpërndajnë shishe me vaj ulliri.

“Nuk është vetëm përkujdesja ajo që krijon një shëndet të mirë, por janë shumë faktorë dhe një ndër më kryesorët është pikërisht ushqimi” – deklaroi ministri italian Renato Balduzzi.

Komento