Turpi eshte per shpirtrat fisnike

Kjo eshte e vertet. Fakti i evitimit te ekspozimit, te thenit te opinionit tend, te mbajturit te nje kontakti me sy,dhe ne nje fare menyre te jesh gjithmone ne nje distance nga te tjeret, mund te intrepretohet si veti te nje personi antisocial.

I turpshmi etiketohet lehte si nje person i cuditshem, jo social, antipatik, pra, per tu mbajtur ne distance. Nga ana e tij personi do te ndjeje peshen e gjykimit te gabuar te te tjereve dhe per pasoje do te tentontoje te mbyllet akoma me shume ne vetvete.

Shkaqet e turpit jane te shumta. Disa prej tyre mund te jene, nje vetevleresim i ulet, nje pasiguri e thelle dhe nje frike e forte nga gjykimi i te tjereve si te dobet, budallenj, te paafte, etj. Ndjenja e turpit eshte percaktuar deri ne nje fare pike tek njeriu nga ndonje predispozite gjenetike.

Po, pervec kesaj, ajo mund te jete percaktuar edhe nga ndonje eksperience e jetes femijenore, adoleshente, apo edhe te rritur. Sigurisht qe i turpshmi nuk e jeton mire situaten e tij, duke marre ne konsiderate edhe ne faktin qe sot shoqeria ekziston kudo dhe kerkon vazhdimisht reagime nga ana e individit, te cilat ai shpreh dhe nuk arrin ti jape.

Edhe pse sjelljet e tij mund te duken si deshire per tu arratisur nga gjithcka, i turpshmi eshte nje person shume i ndjeshem dhe i vjen keq per ate qe nuk mund te arrije te shprehe, ndaj jeton ne nje gjendje konflikti konstant dhe tensioni te brendshem.

Nese e gjeni veten tek ky profil i personave te turpshem, mund te filloni te dilni nga kjo gjendje duke eksperimentuar per nje periudhe kohe ndonje kurs, psh teatri. Keshtu do te mesoni te shprehni me qetesi nje emocion, nje ide, pa deshiren per ti fshehur ato dhe per tu fshehur vete./ikub/

Komento