Uji i detit na përtërin

Uji i detit në përgjithësi e përmirëson shëndetin tonë. Hulumtimet kanë vërtetuar që tingulli i valëve të detit, vë në lëvizje mekanizma në tru, që na sjellin në gjendje të thellë të relaksit.

Kjo në çdo rast i bën mirë trupit dhe shpirtit tonë. Po ashtu, gjatë notimit gjaku qarkullon më shpejt në drejtim të abdomenit, i cili është më afër zemrës. Gjaku i freskët, i cili qarkullon nëpër trup sjell më shumë oksigjen në tru dhe, mu për këtë arsye jemi më aktivë dhe më të kujdesshëm.

Ajri i detit është përplot me jone të shëndetshme, që e shpejtojnë aftësinë tonë për të absorbuar oksigjen.

Rrezet e diellit ndikojnë tek disa pjesë të trupit, që sekretojnë endorfinë, substancën natyrale, e cila na liron dhe relakson nga stresi.

Komento