Uleni nivelin e sheqerit në gjak, pa ilaçe

Uleni nivelin e sheqerit në gjak, pa ilaçeNatyra sjell shumë mënyra për të luftuar secilën sëmundje, e një prej tyre qëndron në frutat e malit – në boronica, përkatësisht në degët e tyre.

Diabeti ndryshe quhet edhe vrasësi i qetë, sepse simptomat e tij nuk merren aq serioze. Në diabet, niveli i lartë i glukozës në gjak vepron si helm, e shpeshherë përcillet me shtypje të lartë të gjakut dhe niveli i lartë i lipoideve në gjak. Kjo sëmundje dallohet nga këto simptoma:, trasmeton gazeta Kosova Sot

– Etje e fortë ose gojë e thatë; – Nevoja e shpeshtë për urinim; – Dëshirë e shtuar për ushqim; – Humbje e pashpjeguar e peshës (edhe pse hani normalisht);

– Plogështi dhe lodhje; – Infeksione të shpeshta; – Shikim i turbullt. Nevojitet që një lugë degë të imtësuara t’i vendosni në një enë dhe të derdhni një gotë me ujë të vluar dhe ta zieni edhe për dhjetë minuta. Çajin si ky ta lini të qëndrojë për një orë i mbuluar. Çajin ta pini në gllënjka të vogla gjatë ditës, e pini për një muaj.

Komento