Urtikaria

Urtikaria është një skuqje e kruajtshme, e karakterizuar nga një ngritje e vogël mbi sipërfaqen e lëkurës, që mund të shfaqet kudo në trup.

Kjo është zakonisht e përkohshme dhe zhduket brenda 24 deri në 48 orëve. Njollat e kuqe (të forta, pika të ngritura në lëkurë) janë zakonisht të kruajtshme.

Urtikaria ndodh si rezultat i një reaksioni alergjik ndaj ilaçeve, ushqimeve të konservuara dhe gjithashtu mund që të vijë si rezultat i temperaturës, ngrohtësisë, të ushtruarit ose presionit fizik. Shpesh shkaku është i paidentifikueshëm. Urtikaria mundet gjithashtu të shkaktohet nga infeksionet, siç është hepatiti ose e ftohura.

Dermografizmi është një urtikarie fizike nga ku lëkura prodhon një linjë të kuqe që ënjtet dhe rrethohet me pika të kuqe afër lëkurës. Dermografizmi në mënyrë literale do të thotë “e shkruara në lëkurë”.

Komento