Ushqimet alergjike, si t’i shmangim

Disa ushqime mund të jenë vdekjeprurëse për shkak të alergjisë që shkaktojnë.

Kur sistemi imunitar e pranon një lëndë të padëmshme si të rrezikshme atëherë realizohet një reaksion alergjik. Duke mësuar produktet të cilat shkaktojnë alergji mund të shpëtoni jetën e mysafirëve që vijnë në shtëpinë tuaj. Ja dhjetë ushqimet të cilat shkaktojnë alergji.

1. Gruri: Ata që janë alergjikë ndaj grurit sapo të thithin pak erën e miellit të grurit mund të përballen me probleme serioze.

Alergjia ndaj grurit mund të krijohet në fëmijëri ose në vitet më pas. Ndër reaksionet alergjike ndaj grurit janë azma, urtikeri, dermatit atopik, rinit alergjik (rrjedhje e hundëve) dhe anafilaktik. Buka, produktet e shitura në furrë përdoren bashkë me drithërat në supëra dhe sose të ndryshëm për të trashuar masën e gjellës. Prandaj ato që janë alergjikë ndaj grurit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm.

2. Soja: Në vitet 1950 prodhuesit filluan të përdorin sojë qumështi në vend të qumështit. Sepse soja e qumështit shkakton alergji më të lehta se qumështi i lopës. Alergjia e sojës është më e përhapur tek fëmijët se tek të rriturit. Meqë në çdo produkt gjendet sojë është shumë e vështirë të qëndrohet larg saj. Për shkak të përmbajtjes së një niveli të lartë të proteinave ajo përdoret si lëndë përbërëse jo vetëm tek produktet ushqimore të shëndetshme por edhe tek produktet e paketuara. Soja mund të shkaktojë jo vetëm urtiker, azma dhe atak anafilaktik por në të njëjtën kohë mund të bëhet shkak i shpërthimit të akneve, puçrrave dhe kolitit.

3. Molusqet e ujit: Fakti që shumë persona kanë alergji nga molusqet e detit nuk do të thotë që t’i shkaktojë alergji dhe të tjerëve. Doktorët këshillojnë bërjen e analizave të lëkurës dhe gjakut për të përcaktuar alergjinë ndaj molusqeve të detit. Reaksionet e shfaqura nga molusqet e detit janë urtikeri, azma, dermatit atopik ose atak anafilaktik. Kjo lloj alergjie nuk shfaqet deri në periudhën e adoleshencës.

4. Peshku: Ndër alergjitë e shkaktuara nga peshku, alergjitë e shkaktuara nga peshku morina dhe somon janë më të theksuara. Ndërsa në mes peshqve të tjerë të cilët shkaktojnë alergji janë peshku ton, sardelet dhe skumri. Nëse jeni alergjikë ndaj një lloj peshku mund të jeni alergjikë edhe ndaj një lloji tjetër. Prandaj përpiquni të mos shkoni në restorantet të cilat servirin produktet e detit.

5. Të thatat me lëvozhgë: Ata të cilët janë alergjikë ndaj ushqimeve me lëvozhgë, alergjia e tyre mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës. Përveç problemeve në sistemin tretës mund të shfaqen dhe reaksione alergjike si azma, urtiker, dermatit atopic dhe shok anafilaktik. Ndër produktet me lëvozhgë të cilët bëhen shkak i alergjive janë arra, lajthia dhe bajamja. Specialistët na këshillojnë të mos hamë asnjë nga ushqimet e këtij grupi nëse nuk e dimë se cili na shkakton alergjinë. Përveç kësaj ato kërkojnë që të shihen mire shampot dhe locionet të cilat mund të përmbajnë ndonjë prej këtyre produkteve.

6. Lajthia: Është shumë e njohur alergjia ndaj lajthisë. Alergjia ndaj lajthisë si një nga alergjitë më të përhapura mund të shkaktojë dhe vdekjen. Veçanërisht tek fëmijët e vegjël mund të shkaktojë dermatit atopic, azma, urtiker, ose shok anafilaktik i cili rrezikon dhe jetën. Por çuditërisht lajthia nuk hyn në grupin e produkteve me lëvozhgë por në grupin e bishtajorëve.

7. Veza: Një person mund të jetë alergjik ndaj të bardhës dhe të verdhës së vezës. Secila prej tyre përmban proteina të cilat shkaktojnë reaksione alergjike. Në mes tyre mund të përmendim dermatit atopic, urtiker dhe shok anafilaktik. Ndërsa një shenjë tjetër është riniti alergjik ose rrjedhje hundësh. Ato të cilat kanë alergji nga veza duhet të qëndrojnë larg majonezës dhe produkteve që shiten në furrë. Duhet të lexojnë me kujdes etiketat e ëmbëlsirave, mishrave të përpunuar dhe të sheqerosjeve. Nëse në etikën e produktit shihni ndonjë prej këtyre emrave duhet të qëndroni larg: ovalbumin, ovoglobulin, ovomucoid, ovomucin, ovotransferrin, ovovitelia, ovovitelin, globulin, silici albunate, albumin, lecithin, livetin, simplesee, vitellin dhe lysosyme

8. Qumështi: Qumështi i lopës është produkti alergjik më i përhapur sidomos tek fëmijët e vegjël. Mendohet se 2-5% e fëmijëve nën moshën një vjeç janë alergjikë ndaj qumështit. Disa doktorë këshillojnë familjet që të mos u japin qumësht lope fëmijëve deri në moshën 1 vjeçare. Reaksionet alergjike që shfaqen nga qumështi i lopës janë urtikeri, azma dhe shoku anafilaktik. Ndërsa një reaksion tjetër i përhapur është dermatiti atopic.

9. Susami: Alergjia ndaj susamit është më e përhapur në Japoni dhe Kinë. Alergjia ndaj susamit mund të provokojë një shok anafilaktik. Nëse jeni alergjikë ndaj susamit atëherë deri në fund të jetës suaj duhet të qëndroni larg tij. Në 20-30 vjeçarin e fundit susami ka filluar të përhapet edhe në Amerikë. Specialistët mendojnë të fusin edhe susamin në listën e tetë produkteve alergjike të përgatitur nga FDA (Zyra e ushqimeve dhe ilaçeve amerikane).

10. Selino: Selinoja mund të shkaktojë kruarje dhe dëmtime të lëkurës . Mund të shkaktojë urtiker ose fryrjeve të pjesëve anësore të gojës. Ndër reaksionet tjera mund të përmendim përzierje, azma dhe shok anafilaktik. Për të qëndruar larg këtyre reaksioneve mund të gatuani disa fruta dhe zarzavate. Vetëm se selinoja mund të shkaktojë sindromën e alergjisë orale. Nëse selinoja përdoret si erëz apo brenda supërave apo gjellëve mund të ndikojë tek personi i cili ka alergji ndaj tij.