Ushqimet dhe veset që duhen hequr

Karbohidratet nga frutat dhe drithërat janë ushqimi më i mirë për mendimet pozitive dhe krijuese. Një mëngjes i mirë do të ndihmojë që trupi dhe mendja të funksionojnë mirë gjatë pjesës tjetër të ditës

Për të bërë një jetë sa më të shëndetshme secili prej nesh duhet që fillimisht të mësojë të dallojë se çfarë është e mirë dhe çfarë jo.

Duke nisur që nga ushqyerja sa më e shëndetshme e deri te krijimi i disa zakoneve të mira, të cilat ndihmojnë shëndetin dhe jetesën sa më të mirë. Për të lehtësuar zgjedhjet, specialistët e shëndetit publik dhe nutricionistët rekomandojnë disa udhëzime.

Ushqimet shtazore

Ushqimet shtazore shkaktojnë disa probleme duke nisur që me rritjen e rrezikut të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe parazitëve. Këto ushqime përmbajnë sasi të larta kolesteroli e yndyre si dhe proteinat e tepërta marrin kalciumin nga kockat.

Ushqimet bimore

Avantazhet e ushqimeve bimore janë të shumta, pasi nuk përmbajnë kolesterol, kanë përmbajtje të lartë në fibra, janë të ulëta vlerat e yndyrave, si dhe janë të pasura me fitokimikate.

Fibra

Nga ana tjetër, janë të mirat e shumta që vijnë nga fibra pasi ul rrezikun për kancer të zorrës së trashë, sëmundjen divertikulare, sëmundje të tëmthit, apendicit, mbipeshës dhe varices.

Ushqimet e gjirit

Mbron foshnjat nga infeksionet, është ushqimi më i mirë për foshnjat, parandalon alergjitë, ndikon në përmirësimin e inteligjencës, siguron përfitime afatgjata për shëndetin e fëmijës.

Frutat

Por ajo që rekomandojnë më së shumti mjekët, është konsumimi i sa më shumë frutave dhe perimeve të freskëta pothuajse çdo ditë. Prandaj konsumoni me bollëk drithëra dhe arra. Përdorni sa më pak yndyrë, sheqer dhe kripë si dhe hani në orare të rregullta dhe jo ndërmjet vakteve. Gjithashtu konsumoni më tepër fibra dhe më pak ushqime të përpunuara dhe hani një mëngjes të bollshëm.

Mëngjesi

Studimet e kohëve të fundit tregojnë se studentët që hanë mëngjes, kanë rezultate më të larta në provime. Truri ka nevojë për ushqyes cilësorë përgjatë ditës. Pas një pushimi gjatë natës, stomaku është gati të tresë një vakt të mirë, i cili do t’i bëjë mirë mendjes. Karbohidratet nga frutat dhe drithërat janë ushqimi më i mirë për mendimet pozitive dhe krijuese. Një mëngjes i mirë do të ndihmojë që trupi dhe mendja të funksionojnë mirë gjatë pjesës tjetër të ditës.

Suksesi

Zgjidhni një larmi ushtrimesh të ndryshme fizike si dhe ushtrojini në ajër të pastër

dhe nën rrezet e diellit. Po kështu filloni ngadalë dhe shtoni ritmin gradualisht.

Lëvizjet

Aktiviteti fizik duhet të jetë një eksperiencë pozitive, që sjell kënaqësi. Një eksperiment tregoi se nivelet e kolesterolit u ulën në mënyrë të konsiderueshme kur studentët i kryenin ushtrimet me kënaqësi. Në rast të kundërt, niveli i kolesterolit nuk ndryshoi. Mesazhi është i qartë – nuk ka rëndësi nëse zgjidhni notin, çiklizmin, vrapimin apo ecjen, thjesht zgjidhni një aktivitet fizik që ju pëlqen.

Fizkultura

Fizkultura duhet të praktikohet çdo ditë, mund të shpërndahet përgjatë ditës, duhet të zgjasë të paktën 30 minuta në ditë.

Uji

Secili prej nesh duhet të dijë se cilat janë avantazhet e pirjes së ujit. Fillimisht, uji zvogëlon rrezikun për sëmundje të zemrës. Ndikon në normalizimin e tensionit të gjakut. Largon papastërtitë nga trupi si dhe ndihmon në uljen e peshës dhe redukton lodhjen. Prandaj duhet të nisni ditën me 2 gota ujë, pini 8-10 gota ujë të pastër çdo ditë.

Shmangni pirjen gjatë ngrënies së vaktit dhe konsumimin e pijeve freskuese me karbonat, kafes dhe çajit kinez.

Pijet freskuese

Sot njerëzit konsumojnë më tepër pije artificiale freskuese sesa ujë. Këto pije zakonisht përmbajnë 10-12 lugë sheqer. Kjo tepri sheqeri mund të shkaktojë tek njerëzit ndjesi lodhjeje, çrregullime humori dhe dobësim të sistemit imunitar. Konsumimi i pijeve freskuese shton gjithashtu rrezikun për obezitet, kavitet dentar, hipertension dhe diabet. Etja duhet të shuhet vetëm me një gotë uji të freskët.

Larja

Dushi është kontrast, pasi stimulon qarkullimin e gjakut, forcon sistemin imunitar, trajton në mënyrë efektive në rast gripi apo ftohjeje, ndihmon në shërimin e plagëve dhe infeksioneve, qetëson bronkiolet tek aziatikët si dhe ka efekt gjallërues.

Këmbët

Larja e këmbëve me ujë të nxehtë lehtëson dhimbjen e kokës, sjell çlodhje, nxit djersitjen, lufton ftohjet dhe lehtëson dhimbjet menstruale tek vajzat/gratë.

Zbulimi i kancerit të lëkurës

Kancer lëkure (melanomë), nishan normal, po kështu ju duhet të dini katër tiparet e kancerit të lëkurës na ndihmojnë të dallojmë një qukë apo nishan normal nga një kanceroz, të cilat janë asimetria kur njëra gjysmë është ndryshe nga gjysma tjetër.

Parregullsia e kufijve – cepat/anët janё tё çrregullt, dhёmbёzuar apo tё papërcaktuar qartë. Ngjyra, pra pigmentimi nuk ёshtё njëlloj. Janë të pranishme njolla/hije me ngjyrë tё zezë apo kafe. Diametri mё i madh se 6 milimetra si dhe duhet treguar vëmendje për çdo rritje de papritur. Kanceri i lëkurës është forma më e për-hapur e kancerit. Fatmirësisht ai mund të zbulohet lehtë dhe në shumicën e rasteve mund të kurohet me sukses nëse zbulohet herët. Faktori më i madh i rrezikut i lidhur me këtë sëmundje është ekspozimi i tepruar ndaj diellit. Madje, edhe një djegie e rëndë shkaktuar nga dielli në fëmijëri mund të dyfishojë rrezikun e kancerit për pjesën tjetër të jetës.

Ndryshimet

Sa hera qё truri mёson njё zakon tё ri, e bёn kёtё duke krijuar lidhje tё reja tё trurit (sinapse). Me anё tё lidhjes/bashkimit tё qelizave nervore, krijohet njё shteg dhe përcaktohet kështu një zakon i ri. Duhanpirja ёshtё njё shembull mjaft i goditur në kёtë rast. Sa herё që duhanpirёsi ndez njё cigare, shtegu i trurit përforcohet derisa veprimi kryhet edhe pa menduar fare për të. Krijimi i shtigjeve tё tilla është i pashmangshëm. Kjo ёshtё arsyeja pse ёshtё kaq e rёndёsishme tё mёsosh zakone pozitive nё mёnyrё qё kёto tё fundit tё zёvendёsojnё tё vjetrat. Bёhuni krijues duke gjetur njё zakon tё ri pozitiv për tё zёvendёsuar atё negativ. Sistemi i pёrforcimit pozitiv nё tru kёrkon shpёrblime pozitive. Kёto tё fundit vijnё duke ndihmuar tё tjerёt, duke u lutur dhe përmes krijimit të marrёdhёnieve kuptimplota. Substancat narkotike mund tё stimulojnё pёr pak kohё qendrёn e kënaqёsisё, por menjёherё pas kёsaj krijohet ndjenja e boshllëkut. Kënaqёsinё e vёrtetё do ta gjeni vetёm mes gjёrave pozitive, tё cilat do t’ju shpёrblejnё shumё mё tepёr sesa për njё çast të vetёm.

Frymëmarrja

Frymëmarrja e duhur ёshtё e rёndёsishme për njё aktivitet normal jetësor. Fatkeqësisht, shumё tё rritur marrin frymё pa pёrdorur muskujt e barkut. Frymёmarrja e pamjaftueshme mund tё sjellё rraskapitje, dobёsi tё pёrgjithshme, anemi dhe depresion. Kryerja e ushtrimeve të marrjes frymё thellё ndihmon nё krijimin e kёtij zakoni tё mirё. Shtrihuni mbi dysheme dhe vendosni dorёn apo njё libёr mbi barkun tuaj. Praktikoni frymёmarrje tё thellё nё mёnyrё qe libri tё ngrihet lart sa herё qё merrni frymё. Pёrsёriteni kёtё ushtrim disa herё nё ditё, derisa t’ju bёhet diçka e natyrshme. Frymёmarrja e duhur përfshin lëvizjen e barkut. Vini re lёvizjen e diafragmёs gjatё frymёmarrjes.

Infeksionet e frymëmarrjes

Tre infeksionet mё tё zakonshme tё frymëmarrjes janë: e ftohura, gripi dhe pneumonia. Ato shkaktohen nga mikrobe qё kalojnë nga njё person tek tjetri pёrmes ajrit. Pёr tё parandaluar kёto sёmundje, lani duart herё pas here, pini 8-10 gota ujё çdo ditё, merrni njё dietё tё shëndetshme, tё bollshme me fruta dhe perime dhe bёni përditë ushtrime fizike nё ajёr tё pastёr.

Ajri i pastër

Përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon në pastrimin e mushkërive, qetëson mendjen, vret mikrobet si dhe forcon sistemin imunitar

Ndotja e ajrit

Ndotja e ajrit shkakton tё kollitura, bronshit, sinozit, emfizemë dhe kancer.

Cikli i ajrit

Cikli i ajrit ёshtё njё cikёl i mrekullueshёm i dhёnies dhe marrjes. Bimёt marrin dioksidin e karbonit nga ajri. Përmes këtij procesi, lёshohet oksigjen, i cili siguron ajёr tё pastёr pёr ne. Qelizat e pёrdorin oksigjenin pёr tё djegur glukozёn që i jep energji trupit. Sё fundi, dioksidi i karbonit prodhohet dhe nxirret jashtё përmes mushkёrive.

Duhanpirja

Nikotina shkakton gjendje varësie po kështu pengon qarkullimin e gjakut nё kёmbё dhe duar. Nikotina mund të shkaktojë arteriosklerozё sepse sulmon muret arteriale. Emfizema – si pasojë e dëmtimit të qeseve ajrore. Qoftë edhe vetëm një cigare, paralizon cipёn mbrojtёse nga pluhurat tek mushkëritë. Depozitat e bitumit (katranit) dhe kimikateve tё tjera rrisin shanset për kancer nё mushkёri

Gjumi

Gjumi qё bёjmё ndodh me etapa. Kur biem nё gjumë, aktiviteti i trurit fillon të ngadalësohet. Pas gati një orë e gjysёm, truri normalisht arrin një fazë me valë tё rregullta tё ngadalta, qё quhen valёt delta. Gjatë kёsaj faze muskujt çlodhen dhe hormoni i rritjes prodhohet nё mёnyrё qё tё rinovojё dëmtimet qelizore tё ditës që ka kaluar. Afërsisht, çdo 70-90 minuta, truri kalon nё njё fazë mё aktive e cila quhet REM (rapid eye movement – lёvizjet e shpejta tё syrit) dhe karakterizohet nga ëndrra tё shpeshta dhe lёvizje tё shpejta tё syve. Njё i rritur ka nevojë pёr 4 deri 6 etapa tё tilla tё cilat mund të arrihen me 7 deri 8 orё gjumё. Krijimi i një regjimi të rregullt gjumi do tё na sigurojë një jetё mё tё balancuar, si dhe do tё eliminohet nevoja pёr marrjen e tabletave të gjumit apo stimulantëve, si kafeina gjatё ditёs.

Zgjimi

Zgjimi çdo ditё nё tё njёjtёn kohё e ndihmon trupin qё ta fillojë siç duhet orёn e brendshme. Vajtja rregullisht herët nё shtrat mundëson kёtё orё tё brendshme t’ju zgjojё nё kohёn e duhur pa ndihmёn e alarmit. Dy orё tё mira gjumi para mesnate vlejnё mё shumё se katёr tё tilla pas mesnate. Rregullsia e ndihmon trupin tё funksionojё në mënyrë optimale.

Komento