Ushqimet e pasura me fibra

Fibrat janë të rëndësishme për pastrimin e sistemit tretës.

Një sistem më i pastër ul rrezikun për zhvillimin e obezitetit, sëmundjeve të zemrës dhe probleme të tjera të zemrës, duke qenë se kemi mundësi të eliminojmë lëndët toksike nga trupi në mënyrë efikase. Problemi i vetëm është se shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm fibra nga ushqimet, duke u rrezikuar kështu nga shumë sëmundje. Për të marrë mjaftueshëm fibra, duhet të përfshini këto ushqime në dietën tuaj. Thjerrëzat Këto perime janë më të lehta për t’u gatuar dhe mund të përdoren në shumë gatime të ndryshme krahasuar me llojet e tjera të bishtajoreve. Plus, një kupë me thjerrëza të gatuara siguron 15.6 gramë fibra. Brokoli

Por sikur të shtoni pak perime të jeshilta në pjatë? Brokoli përmban gati 5 gramë fibra për një kupë. Nuk ka rëndësi si e gatuani, fibrat do t’i merrni sido që të jetë.

Qepa E dinit që qepa gjithashtu përmban fibra? Një qepë e madhësisë mesatare përmban deri në 2 gramë fibra. Qepa përmban edhe fibra të tretshme që mund të ulin nivelet e kolesterolit. Molla Sipas ekspertëve të ushqimit, çdo ushqim që përmban 3 ose më shumë gramë fibra mund të konsiderohet si një burim i mirë i kësaj lëndë ushqyese, dhe molla padyshim që bën pjesë tek këto ushqime, duke qenë se përmban më shumë se 4 gramë fibra. Duke ngrënë këtë frut, ju sigurohuni që sistemi tretës po funksionon siç duhet, si dhe shuani urinë.

Bollgur Nisja e ditës me bollgur duket një ide shumë e mirë duke qenë se ka shumë fibra në të. Mund ta shoqëroni bollgurin me boronica ose luleshtrydhe, kështu do të mund të merrni më shumë vitamina dhe minerale.