Ushqimet kundër kolesterolit

Nëse gjatë ditës konsumoni një enë mesatare me arra, kolesterolin e keq mund ta zvogëloni për 4,4 %, thekson nutricistja Lesli Bonki. Sidomos është i shëndetshëm bademi, që është i pasur me yndyra të ngopura, që janë mjaft të shëndetshme për shëndetin.

Por gjithsesi nuk duhet tepruar, ngase janë të pasur me kalori. Të ashtuquajturat yndyrat e mira zvogëlojnë kolesterolin e keq, dhe janë të pasura me omega-3, të cilën e posedon edhe mishin i peshkut.

\Do të ishte ideale që brenda ditës të konsumoni 1,5 deri 3 gramë të këtyre yndyrave. Alternativë e mirë do të ishin edhe farat e lirit, të cilat mund t’i shtoni pothuajse në të gjitha llojet e sallatave. Pemët dhe perimet, po ashtu do duhej të ishin në menynë tuaj nëse ju mundon kolesteroli.

Një ose dy gota verë, për zemër të shëndoshë

Vera e zezë përmban flavonoidet, të cilat ulin kolesterolin dhe e mbrojnë zemrën, si dhe enët e gjakut. Por më e rëndësishmja është sasia. Femrave u mjafton një gotë në ditë, përderisa meshkujve dy gota verë. Më shumë se aq vetëm sa do të dëmtojë ndikimin e dobishëm të verës.

 Një porcion i sojës mjafton për secilin

Mjaftojnë vetëm 25 gramë të proteinave të sojës apo një porcion brenda ditës në mënyrë që në mënyrë krejt pozitive të ndikoni ndaj shëndetit tuaj.

Komento