Ushqimet për eshtra të fortë

Eshtrave u nevojitet ndihmë pandërprerë në mënyrë që të jenë të shëndetshëm. Gjithsesi kanë nevojë për kalcium dhe vitamina D.

Por, shikoni edhe pesë artikujt tjerë ushqimorë, pa të cilët eshtrat nuk mund të mbijetojnë.

Eshtrat e shëndetshëm ripërtërihen pandërprerë dhe mu për këtë arsye kanë nevojë për substanca specifike ushqyese, e jo vetëm kalcium dhe vitamina D, thotë këshilltarja për preventivë dr. Ketrin Tejker nga universiteti Tuft.

Substancat ushqyese pa të cilat eshtrat nuk mund të jenë të shëndetshëm:

• Proteinat

Proteinat formojnë një rreth, përskaj së cilës krijohen eshtrat e shëndoshë. Prandaj, do të ishte shumë e qëlluar nëse brenda ditës konsumoni 46 deri 56 g në ditë. Konsumoni mish, djathë të freskët.

• Magnezi

Në kombinim me kalciumin, magnezi nevojitet për ndërtimin e eshtrave me bazë proteinat. Sasia ditore që ju nevojitet për eshtra të shëndoshë konsiderohet të jetë 400 gramë, ndërsa burimi më i mirë vjen nga farat e kungullit, bollguri, orizi integral.

• Kaliumi

Kaliumi kujdeset për stabilitetin e pH, duke i mundësuar sasi të duhur të acideve organizmit. Nëse dëshironi të keni eshtra të shëndoshë, sasia ditore që ju nevojitet është 4,700 mg, duke kombinuar lëngun e freskët të portokallit, peshkun, qumështin.

• Vitamina K

Vitamina K është baza për formimin e eshtrave të shëndetshëm. Vetëm një gotë me spinaq të zier, apo edhe e brokolit, apo lulelakrës ofron sasinë ditore prej 90 mcg, që mjafton për eshtra dhe bazë të shëndetshme.

• Vitamina B12

Kujdeset që aminoacidet të qëndrojnë gjithmonë stabile dhe në nivel. Vitamina B12 pamundëson ngritjen e sasisë së aminoacideve, të cilat dobësojnë eshtrat. Peshku, mishi i gjedhit, qumështi, djathi dhe vezët janë burim i duhur për këtë vitaminë.

Komento