Ushqimet që ju bëjnë të dukeni më e re

Ushqimet që ju bëjnë të dukeni më e reHani, pini dhe fshini vitet, duke shtuar këto ushqime në listën tuaj, të rekomanduara nga ish-redaktorja e revistës “Women’s Health” dhe autorja e librit “20 kilogramë më e re”, ku ka receta për humbje të peshës dhe pamje më të re.

Mënyra më e lehtë për të përmirësuar shëndetin tuaj është të lidhni disa zakone të mira me diçka që bëni çdo ditë pa menduar fare, si për shembull ngrënia e ushqimit. Kështu që herën tjetër kur jeni në dyqan ushqimesh, merrni këto ushqime anti-inflamatore dhe që ju mbrojnë nga plakja, që kanë antioksidantë, vitamina dhe minerale. Këto janë opsione të shijshme, të shëndetshme e që ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni mirë, të marra nga libri “20 Kile më e re” nga Michele Promaulayko.

Shurupi i panjës

Ky shurup ka shumë përfitime në mbajtjen e pamjes së re. Ky shurup natyral i ëmbël përmban edhe zink që ndikon në përmirësimin e imunitetit dhe përbërës anti-inflamator. Por, mos e teproni me konsumimin e tij, pasi që ka edhe shumë sheqer. Konsumoni nga një lugë në ditë ose ëmbëlsoni perimet nga pak me të.

Trangujt

Trangujt kanë shumë përfitime për tërë trupin. Hulumtuesit nga Instituti ‘Salk’ për Studime Biologjike ka zbuluar që përbërësi i quajtur ‘fisetin’ që gjendet në tranguj parandalon humbjen e memories dhe sëmundjen e Alzheimer-it. Ky superushqim është i pasur me silic, një komponent esencial për indin lidhor, që ndihmon përmirësimin e muskujve, qarkullimit të gjakut rreth ligamenteve, kërcin dhe qelizat e eshtrave e lëkurës. Ai përdoret edhe për të shëruar ënjtjen e syve si pasojë e mungesës së gjumit, qeska nën sy dhe rrathët e zinj. Nëpërmjet këtyre përfitimeve ju bëjnë edhe të dukeni më e re.

Vaji i kokosit

Një studim i publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Dermatologjisë ka zbuluar që përdorimi i vajit të pastër të kokosit çdo ditë për shtatë javë e rrit hidratimin e lëkurës për 32 %. Dhe, ka një aromë të mahnitshme, si dhe ndikon në përtëritjen e lëkurës.

Lulet (ose perimet e gjelbra)

Lulet janë një ushqim që duket edhe më mirë në pjatën tuaj. Studimet e publikuara në Gazetën e Shkencës së Ushqimit kanë zbuluar që lulet e ngrënshme janë të pasura me fenolik dhe përbërës të tjerë, që ndikojnë në ruajtjen e pamjes rinore si dhe antioksidantë, si: acidi galik, klorogjenik.

Këtu bëjnë pjesë edhe petalet e trëndafilit, të cilat jo vetëm që mbrojnë nga inflamacioni, por edhe reduktojnë rrezikun e paraqitjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Por, më e mira është që ato janë të zëvendësueshme me lakër e spinaq, që kanë edhe kalcium dhe fibra.

Komento