Ushqimet që ju japin impulse të forta seksuale

Ushqimet që ju japin impulse të forta seksualeUshqimet pikante, avokado apo shpargu janë disa nga afrodiziakët më të njohur që mund të rrisin dëshirat seksuale, por përveç tyre ka edhe disa që janë më kollaj për t’u gjendur dhe mund të japin impulse të forta seksuale.

Ja disa prej ushqimeve që mund t’i përdorim në përditshmërinë tonë pa e ditur se janë afrodiziakë të fuqishëm:

Vaj kokosi
Krahas shijes fantastike, ky lloj vaji është një lubrifikant i shkëlqyeshëm, i cili ka edhe aromën e njohur mirë joshëse.

Aioli
Kjo salcë, e cila ndër përbërësit kryesorë ka hudhrën, e cila përmban alibinë, është përbërëse çudibërëse e cila do t’jua shtojë edhe më shumë dëshirën seksuale.

Akulli
Shkrirja e kokrrave të akullit mund të nxisë zgjimin seksual (kujtojeni filmin kult “Nëntë javë e gjysmë”).

Mishi i kuq
Proteinat dhe zinku janë ëmbëlsirat e vërteta për testosteronet, mirëpo meqë mishi i kuq ka shumë kalori, duhet të jeni të kujdesshëm për sasinë se sa do të konsumoni.

Mjalti
Është i pasur me vitaminën B, e cila gjithashtu nxit tajitje të testosteronit dhe të astrogjenit. Lëreni fantazinë le të egërsohet dhe lejoni vetes edhe pak lojëra ngjitëse.

Pemët e kuqe
Këto pemë të ëmbla e të shijshme u bëjnë mirë edhe meshkujve edhe femrave, ndërkaq që te meshkujt përmirësojnë edhe më shumë cilësinë e spermës. Veç tjerash, kush nuk do t’i dëshironte luleshtrydhet në çokollatë bashkë me shampanjën.

Çokollata
Edhe puthja më pasionale mes dy të dashuruarve nuk ka arritur të barazohet me ndjesinë e mirë që shkakton çokollata. Studiuesit shprehen se sasia e endofinës, e cila prodhohet nga ngrënia e çokollatave, ndikon në rritjen e kënaqësisë seksuale.

Sangria
Dihet që sasia e madhe e alkoolit nuk ndikon mirë në libidonë e mashkullit por edhe te femrat, transmeton Telegrafi. Megjithatë, nëse vendosni vetëm për një gotë sangrie cilësore, ka gjasa të përjetoni surprizë të këndshme.

Fiku
Fiku ka një histori të gjatë të qenit shtytës të fertilitetit dhe është nxitës i shkëlqyer, sepse është i mbushur me fibra të tretshme dhe të pa tretshme që, gjë e cila është e rëndësishme për shëndetin e zemrës. Me pamjen, shijeje, përmirëson disponimin dhe duke rrit epshin tonë.