Ushqimet që ju vijnë në ndihmë për nxirjen e trupit

Ushqimet që ju vijnë në ndihmë për nxirjen e trupitPavarësisht se rrezet e diellit njihen për dëmet që i shkaktojnë lëkurës, ka një mënyrë për të marrë më të mirën për një ngjyrë perfekte e të shëndetshme të trupit.

Bëhet fjalë për ushqimet që na ndihmojnë në nxirrjen e trupit, dhe sigurisht që janë frutat dhe perimet, të pasura me antioksidantë, vitaminë dhe minerale.

Faktori hidratues

Para së të hani është e rëndësishme të siguroheni që organizmi ka nivelin e duhur të hidratimit. Për këtë është shumë e rëndësishme që të pini lëngjes, gjatë 24 orëve, jo vetëm kur jeni në diell. Çfarë të pini? Sigurisht që ujë, por në temperaturën e ambientit, apo dhe lëngje frutash e perimesh.

Rroftë portokallia!

Për të favorizuar një nxirje të lëkurës të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme është e rëndësishme që dieta juaj të jetë e pasur me perime, fruta, legume etj. Portokalli është pigmenti që tregon dhe praninë e betakarotenit, vitaminave antioksidante. Kështu që hani sa më shumë karrotë, pjepër, kajsi, pjeshkë dhe kunguj.

Faktori Licopene

Përveç portokallisë, shfrytëzoni edhe fuqinë e të kuqes, dhe të domates në veçanti. Tipike mesdhetare, domatja na ndihmon për një lëkurë të nxirë siç duhet. Në fakt, ato janë të pasura me licopene, një antioksidant shumë i fuqishëm.

Vaji dhe frutat e thata

Një lëkurë e bukur është e hidratuar nga brenda, edhe falë acideve yndyrore esenciale Omega 3. Për të marr sa më shumë nga këto substanca të çmuara dhe me vitaminë E, që është vitamina e lëkurës, gjithmonë në pjatë hidhni vaj ulliri të pastër, ose vaj i farave të linit, dhe shtojeni dietën me fruta të thata, të pasura me vitamina të grupit B dhe magnezit.

Salmoni kundër rrudhave

Dëmtimi biologjik i lëkurës dallohet edhe nëpërmjet rrudhave dhe shenjave të errëta. Sigurisht që duhet të respektosh këshillat dhe oraret për tu ekspozuar në diell. Krahas kësaj shtoni në dietën tuaj salmonin dhe peshkun e kaltër në përgjithësi. Proteinat dhe yndyrnat e mira që kanë këto ushqime janë shumë të rëndësishme për bukurinë e lëkurës.

Komento