Ushqimet që përmirësojnë dukjen

Jane disa lloje te ndryshme ushqimesh qe mund te permiresojne lekuren dhe floket tuaj por gjithashtu dhe shendetin ne pergjithesi.

Portokalli i kuq, qershite, shega
Kolagjeni eshte nje proteine natyrale qe gjendet tek lekura dhe muskujt, por me rritjen e moshes fatkeqesisht ulet dhe prodhimi i tij ne trup.

Portokallet e kuq qershite dhe boronicat jane te pasura me antioksidante te cilet ngadalesojne plakjen dhe semundjen me ane te uljes se enjtjes. Gjithashtu ato nxisin prodhimin e kolagjenit dhe ju tregon te rinj dhe te shendetshem.
Fruta te tjera qe permbajne kolagjen jane: kivi, kumbllat dhe thanat.

Farat e lulediellit dhe sardelet
Farat e kungullit, lulediellit, tuna, arrat jane te pasura me acide yndyre te cilat jane te rendesishme per qelizat e trupit. Keto acide ndihmojne ne rjedhjen natyrore te nutrienteve ne qelize si dhe ne heqjen e materjaleve qe lejne mbeturinat. Me nje fjale ndihmojne ne pastrimin e mirebajtjen e qelizave te trupit.

Spinaqi dhe bimet tjera të gjelbra
Nje melçi e paster ndihmon qe trupi i njeriut te funksionoje sa me mire.
Disa nga ushqimet qe ndihmojne ne pastrimin e melçise jane : spinaqi, brocoli. Duke ngrene sa me shume gjera jeshile ndihmon dhe ne shije, e ul pak ate nepsin per te ngrene gjera te embla. Sheqeri i tepert nuk eshte mire per trupin.

Vezet dhe bulmeti
Vitamina A eshte e rendesishme per riparimin e lekures dhe kur ke sasi te vogla te saj ne trup, lekura thahet dhe ripet. Mungesa e vitamines A ne trup shkakton rrudhje dhe shkakton mos-sherim ne lekure.
Ushqimet si: melçia, qumeshti dhe vezet, permbajne beta-karotin. Po ashtu dhe pjeshket, pjepri, kajsite permbajne beta-karotin te cilen trupi e shnderron ne vitamine A.

Komento