Ushqimi mediteran mbron lukthin

Studimi më i ri i realizuar nga Instituti i Katalonisë për Onkologji në Barcelonë, sugjeron se personat të cilët i përmbahen mënyrës mediterane të të ushqyerit, janë më pak të rrezikuar që të sëmuren nga kanceri i lukthit.

Në studim janë shfrytëzuar të dhënat e grumbulluara nga dhjetë vende evropiane, ku janë përfshirë 485.000 pjesëmarrës të moshave ndërmjet 35 dhe 70 vjeç.

Sipas rezultateve të botuara në revistën American Journal of Clinical Nutrition, personat të cilët konsumojnë ushqim, ku dominojnë pemët, perimet, peshku, drithërat dhe vaji i ullirit (dhe njëherit konsumojnë sasi më të vogël të mishit të kuq dhe produkteve të qumështit) janë për 33% më pak të rrezikuar që të sëmuren nga kanceri i lukthit.

Llogaritet se kanceri i lukthit është njëra nga format e karcinomave që shkakton vdekshmëri të lartë në botë.

Komento