Ushqimi mesdhetar zgjat jetën për 20 për qind

Një dietë mesdhetare me sasi të mëdha perimesh dhe peshku jep një jetë më të gjatë. Ky është rezultati unanim i katër studimeve që do të botohen nga akademia “Sahlgrenska” në Universitetin e Goteborgut të Suedisë.

Studimet kërkimore të ndërmarra në këtë fushë që nga viti 1950 kanë treguar se një dietë mesdhetare, bazuar në një konsum të lartë të peshkut dhe të perimeve, si edhe një konsum të ulët të kafshëve me produkte bazë të tilla si mishi dhe qumështi, të çon në një gjendje më të mirë shëndetësore.

Një studim i ndërmarrë mbi njerëz të moshuar nga shkencëtarët në akademinë Sahlgrenska ka studiuar efektet e një diete mesdhetare për njerëzit e moshuar në Suedi. Rezultatet tregojnë se ata që hanë një dietë mesdhetare, kanë shans 20% më të lartë të jetojnë më gjatë se të tjerët.

“Kjo do të thotë në praktikë se njerëz të moshuar që hanë një dietë mesdhetare, jetojnë rreth 2-3 vjet më gjatë se ata që nuk e bëjnë”, thotë Gianluca Tognon, shkencëtar në këtë universitet suedez, transmeton Noa.

Këto rezultate janë të mbështetura nga tri studime të tjera, ende të pabotuara për dietën mesdhetare dhe efektet e saj shëndetësore, të kryera mbi njerëzit në Danimarkë dhe  për fëmijët.

Komento