Ushtroni kur keni më së shumti energji

Ka mendime të ndryshme për atë se kur është koha më e mirë për të ushtruar, por në fakt bëhet fjalë për atë se kur do të mundeni të jepni më të mirën prej vetes. Nëse jeni tip i mëngjesit ushtroni para punës, ndërsa nëse niveli juaj i energjisë është më i lartë në orët e pasdites, mund të vraponi disa xhiro para darkës.

Çështja është se do të ushtroni më shumë dhe në mënyrë më kualitative nëse keni vullnet dhe energji. Bëni ushtrime për nxehje pesë minuta para ushtrimeve

Nxehja është pjesë e rëndësishme e çdo ushtrimi, sepse përgatit muskujt për aktivitet fizik. Nëse nisni ushtrime pa nxehje, do të rrisni rrezikun nga lëndimet.

Ushtroni në rroba të rehatshme

Nëse e keni nxehtë apo nuk ndiheni rehat me rrobat që ushtroni, ka shumë mundësi që do t’i ndërprisni ushtrimet. Vishni rroba që janë të ajrosua dhe të rehatshme, të cilat do t’ju mundësojnë hapësirë të madhe për lëvizje dhe nuk ju ngushtojnë.

Kini kujdes që të pini ujë të mjaftueshëm për të mos dehidruar.

Integroni treningun në intervale në orarin tuaj të ushtrimeve

Filloni pesë minuta nxehje dhe pastaj kombinoni intervalet me intensitet të ulët dhe të lartë të ushtrimeve. Në fillim do ta keni vështirë, por kur të mësoheni do të kuptoni se sa dobi keni çdo herë që shikoheni në pasqyrë.

Ndryshoni rutinën

Mos iu përmbani gjithmonë orarit të njëjtë të ushtrimeve sepse do të mërziteni, dhe pastaj do të ndaleni. Duheni ta ndryshoni rutinën sa më shumë që është e mundshme. Kjo do të jetë sfidë e vazhdueshme për trupin tuaj dhe do të parandalojë mërzinë, e cila është vrasësja më e madhe e dobësimit.

Mos e shmangi treningun me pesha

Mos paramendoni menjëherë tipat muskulozë të lyer me vaj. Treningu i lehtë me pesha është një nga mënyrat më të mira për të forcuar muskujt dhe për të shpenzuar kalori! Ngadalë kryeni ushtrimet dhe mbajeni atë pozitë të paktën pesë sekonda çdo herë.

Bëjini ngadalë ushtrimet dhe qëndroni në atë pozitë pesë sekonda secilën herë.

Kini kujdes që pauza në mes ushtrimeve të mos jetë më e madhe se 30 sekonda

Arsyeja është e thjeshtë. Kjo do të mbajë numrin e rritur të rrahjeve të zemrës, me çka do të digjni më shumë kalori.

Ushtrimet kardio bëni pas ushtrimeve me pesha apo në ndonjë pjesë tjetër të ditës. Nëse nuk veproni kështu, ka rrezik që do të ndiheni shumë të lodhur për të vazhduar ushtrimet dhe do të keni më pak energji për ushtrimet me pesha.

Provoni treningun rrethor

Treningu rrethor është mënyrë e shkëlqyer për të shpenzuar kalori, sepse kombinon sekuenca të shkurtra të treningut të forcës me ushtrime kardiovaskulare.

Ushtroni me muzikën e preferuar

Do të befasoheni se çfarë është dallimi kur ushtroni me muzikën që pëlqeni! Bëni një listë të këngëve më të dashura dhe ushtroni me to. Kjo do t’ju ngrisë humorin dhe do t’ju nxisë të ushtroni me entuziazëm.

Lëvizni kufijtë tuaj

Çdo javë lëvizni kufijtë tuaj, duke ushtruar pak më gjatë apo duke futur edhe ushtrime të reja. Do të tejkaloni pritjet tuaja, do të jeni në formë dhe do të humbni kilogramët e tepërt.