Uthulla e mollës aleate e mirë në kujdesin ndaj fytyrës

Uthulla e mollës aleate e mirë në kujdesin ndaj fytyrësUthulla e mollës ka efekt pozitiv në flokë, aplikimi i saj është një armë e vërtetuar në luftën kundër artritit dhe dhimbjeve në nyja, e dihet se është edhe aleate e mirë në kujdesin ndaj fytyrës.

Nëse keni probleme me lëkurën, si skuqjet, inflamacionet, aknet dhe poret e zgjeruara, uthulla e mollës është zgjidhje ideale. Në fakt, ajo përmban acide alfahidroksile, të cilat mënjanojnë qelizat e vdekura dhe e përtërijnë lëkurën, transmeton gazeta Kosova Sot.

Gjithashtu, e normalizon sekretimin e yndyrës, posedon karakteristika kundër baktereve dhe kërpudhave, dhe shumë mirë e shndritë dhe e hidraton lëkurën. Preparatet e shtrenjta kozmetike të markave të njohura e përmbajnë këtë përbërës, por në uthullën e mollës përqindja e tyre është më e lartë.

SI PËRDORET?

Para aplikimit, uthullën e mollës duhet ta zbutni në ujë të vluar të ftohur në raport 1:3. Në këtë përzierje e zhytni një copë pambukut dhe me të e fshini fytyrën para larjes së zakonshme. Bëjeni këtë në mëngjes dhe në mbrëmje. Me ndihmën e uthullës së mollës mund të shndriten njollat e pigmenteve, thjesht e aplikoni pambukun e zhytur në përzierje në vendet në lëkurë që kanë pigmentim të tepërt për 20-30 minuta. Duhet ta dini se mund të përdorni uthull të blerë për kujdes ndaj fytyrës, por më mirë është që të përdoret uthulla e bërë vetë.