Uthulla ‘zbulon’ lythat gjenitale

Uthulla ‘zbulon’ lythat gjenitaleSa herë e keni vrarë mendjen nëse lythat e krijuara në zonën gjenitale janë qime të rritura nën lëkurë, apo ndonjë shenjë e ndonjë sëmundjeje seksualisht të transmetueshme?

Epo ka një mënyrë fare të thjeshtë për të zbuluar për çfarë bëhet fjalë.

Lythat e krijuara nga sëmundja papilomavirus, që është një nga SST-të më të zakonshme, zakonisht kanë pamjen e lulelakrës.

Prandaj nëse ajo që ndodhet në trupin tuaj është e lëmuar, me shumë mundësi është thjesht një qime e pabindur.

Ende nuk jeni e sigurt? Provoni testin me uthullë.

Për të zbuluar me çfarë keni të bëni, do t’ju nevojitet pambuk i pastër dhe uthull e bardhë. Zhyteni pambukun në uthull dhe vendoseni për disa minuta mbi lyth. Lëkura e infektuar nga papilomavirus do të bëhet menjëherë e bardhë, në të kundërt, nuk do të ndryshojë ngjyrë.

Nëse i pari është rasti i juaj, atëherë mund t’ju duhet sa më shpejt një vizitë tek mjeku.

Por nëse ende nuk jeni të bindura, një vizitë mjekësore do t’ju qartësojë siç duhet.

Komento