Vaj kokoje për të ruajtur bukurinë

Bukuroshja australiane, Miranda Kerr, do ta bënte interesante dhe do ta fuste në modë edhe një thes patatesh po ta vishte. Këtë ajo e dëshmon gjithmonë nëpër pistat e modës apo gjatë fotosesioneve për reklama të ndryshme.

Bukuria e saj dhe linjat trupore vazhdojnë të jenë të përsosura përkundër lindjes së fëmijës. Ajo madje vetëm shtatë muaj pasi u bë nënë, i mahniti të gjithë kur u shfaq në një revy mode në Sydney.

Manekinia së fundmi ka zbuluar sekretin e bukurisë së saj për revistën australiane Cosmopolitan, duke thënë se nuk mund ta paramendojë ditën pa vaj kokoje.

Ajo ka thënë se çdo ditë konsumon nga katër lugë vaj kokoje- të cilin e merr përmes ushqimit, sallatës ose çajit të gjelbër, të cilin po ashtu e pi rregullisht. /Telegrafi/