Vaj liri kundër rrudhave

Vaj liri kundër rrudhaveTë gjitha të mirat e një vaji të mrekullueshëm dhe të gjithanshëm.
Cilat janë vetitë e tij?

Nga të gjithë vajrat që ekzistojnë, si vaji i arganit, vaj jojoba, vaji i kokosit deri tek ai i orizit apo avokados, vaji i lirit është thelbësor në trajtimet anti-rrudhë për fytyrën. Duke i dhënë elasticitet lëkurës, vaji i lirit është i shkëlqyer për përdorim gjatë shtatzanisë.

Ja se si ta përdorni:

Vaji i farave të lirit përdoret si anti-rrudhë, sepse është i pasur me acide yndyrore esenciale Omega 3, 6 dhe 9, të ashtuquajturat “yndyrna të mira”. Përveç kësaj, përmbajtja e këtij vaji përmirëson oksigjenimin dhe rigjenerimin e qelizave, që do të thotë më pak rrudha në fytyrë. Farat e lirit janë vërtetë aleata të një lëkure të qetë, të butë dhe të ushqyer mirë.

Maskat ushqyese me fara liri:

E bukura e vajit të lirit është se mund të realizohen maska shumë të mira në kushtet e shtëpisë. Përzieni në një tas dy lugë fara liri të bluara, një lugë (gjelle) mjaltë, një gotë me ujë të ngrohtë dhe një lugë (gjelle) miell tërshëre. Vendoseni këtë përzierje në fytyrë, qafë dhe gjoks për njëzet minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Për një përgatitur një pastrues natyral për grimin, vendosni në vlim: një gjysmë gotë me fara liri në një tenxhere me ujë, më pas kullojeni këtë përzierje dhe shtoni pak vaj trëndafili apo kokosit per një aromë delikate. Kështu keni përgatitur një pastrues të butë, dhe absolutisht natyror.