Vaj ricini ju zbukuron

Vaj ricini ju zbukuronVaj ricini është një nga produktet që bën mrekulli për paraqitjen tuaj. Ripërtërin dhe trash flokët, qerpikët, vetullat.

Nëse ju dëshironi që të keni një pamje befasuese duhet me patjetër që të përdorni këtë produkt.

Vaj ricini është një nga produktet që bën mrekulli për paraqitjen tuaj, duke u nisur nga ripërtëritja dhe trashja e flokëve, qerpikëve dhe vetullave.

Si përdoret: Para se të flini lyeni vetullat dhe qerpikët (duke pasur kujdes të mos përdorni një sasi të madhe produkti,përndryshe do të depërtoj në sy) me vajin e Ricinit duke përdorur një “cotton fioc” ose pastrues veshësh.

Këtë maskë mund të përsërisni sa herë të doni pasi nuk është aspak i dëmshëm.

Vaj ricini ka në përbërje acidin ricinoleic. Ky acid është një agjent shumë efektiv anti-bakteriale dhe anti-fungale natyral. Kjo mund të ndihmojë për të mbajtur larg qe bakteret qe pengojne rritjen e flokëve.

Vaji i ricinit është gjithashtu i lartë në omega 9 acide yndyrore, të cilat janë ushqyes për të dy gjëndrat e flokëve, si dhe lëkurën përreth. Vaji ka një aftësi unike për të depërtuar thellë, dhe kjo e ndihmon atë për të dhënë ushqimin e saj të thellë në poret që prodhojnë flokët.