Vaji i kokosit për lëkurë, dhëmbë, thonj më të mirë

Vaji i kokosit për lëkurë, dhëmbë, thonj më të mirëEkzistojnë pak produkte, të cilat mund të përdoren në secilin segment, kur bëhet fjalë për bukurinë. Një nga ato produkte është edhe vaji i kokosit. Flokët, lëkura, fytyra, dhëmbët, thonjtë, janë vetëm disa prej gjërave, të cilat i përmirëson vaji i kokosit.

Mënjanon grimin

Madje edhe maskarat më rezistuese nuk kanë shanse kundër vajit të kokosit. Aplikojeni direkt në fytyrë si mjet për pastrim ose zhyteni pambukun në të dhe me të fërkojeni fytyrën. Grimi do të shkrihet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image
Freskues i gojës

Vaji i kokosit ka karakteristika kundër kërpudhave dhe baktereve. Shpëlajeni gojën me një lugë me vaj ulliri dhe do ta pastroni gojën nga bakteret, do të keni erë më të freskët, dhëmbë më të bardhë dhe mish më të shëndetshëm të dhëmbëve.

Losion për trup

Është ideal për ato femra, të cilat preferojnë që vetë të bëjnë maska dhe preparate për bukuri. Vaji i kokosit mund të jetë bazë e cilitdo produkt për hidratim të lëkurës.

Për lëkurën rreth thonjve

Lyejeni lëkurën rreth thonjve me vaj të kokosit dhe nuk do të keni probleme. Përveç kësaj, vaji ndihmon që manikyri juaj të zgjasë më shumë.

Balsam për buzë

Shpejt dhe në mënyrë efikase do ta zgjidhni problemin e buzëve të plasaritura. Mbajeni në çantë dhe përdoreni sa herë që të keni nevojë.

Kundër striave

Në këtë rast veçanërisht u ndihmon shtatzënave.

Për zonën rreth syve

Aplikoni atë në qeskat nën sy dhe rrudhat e imëta rreth syve.

Piling për trup

E përzini gjysmë filxhani me vaj të kokosit me kripë ose me sheqer, lyejeni lëkurën dhe bëjeni një piling të përkryer.

I drejton flokët

Trajtojini flokët e elektrifikuar me vaj ulliri. E qitni në duar së bashku me një sasi të vogël për drejtim dhe shpërndajeni në flokë nga rrënjët në drejtim të skajeve. Do të keni flokë të drejtë me shkëlqim të jashtëzakonshëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image
Vaj për masazh

Në vaj të ngrohtë të kokosit i shtoni disa pika të vajit eterik të livandës ose mentës dhe do ta keni të gatshëm mjetin për masazh relaksues.

I zbardh dhëmbët

Vajin e kokosit e përzini me pak sodë të bukës dhe kështu do ta ktheni buzëqeshjen e shkëlqyer.

Rruajtja e qimeve

I lyeni këmbët me vaj të kokosit, në mënyrë që të mos thahet lëkura dhe harrojini shkumat e ndryshme për rruajtje.

Mënjanon zbokthin

Zbokthi dhe flokët e tharë shkojnë bashkë. Pra, lëkurën e kokës e fërkoni lehtë me vaj të kokosit dhe e lini që të veprojë gjatë natës. Përveçqë do t’i hidratojë flokët, do të nxisë edhe rritjen e tyre.

Vaj për trup

Fërkojeni lëkurën me të pas dushit dhe lëreni që të thahet. Përveçqë do të keni lëkurë të butë e të hidratuar, ajo do të jetë e mbrojtur edhe nga rrezet e dëmshme të diellit.

Regjenerues

Nëse keni probleme me flokë të tharë, i trajtoni me vaj kokosi para se t’i lani. Lëreni vajin që të veprojë së paku një orë para se t’i lani flokët me shampon.

Krem i natës

Lëkura do të jetë maksimalisht e hidratuar, ndërsa antioksiduesit do të luftojnë kundër rrudhave, derisa ju flini.