Vaji i mbron flokët nga djegia

Era, të ftohtit dhe lagështia edhe flokët më të bukura i shndërrojnë në të papërshtatshme dhe jo tërheqëse. Mjafton që një herë brenda javës ta përgatitni maskën nga vaji dhe flokut tuaj do t’ia rikthejë shkëlqimin.

Pasditja dimërore është koha e përshtatshme që t’u përkushtoheni flokëve tuaja, që ta “paketoni” kokën tuaj brenda një peshqiri të ngrohtë dhe të rehatoheni duke e lexuar një libër të bukur, ndërkaq flokët tuaja rigjenerohen.

Vaji cilësor i bimëve është variant ideal për flokët, ngaqë përmban acide esenciale dhe ushqime për flokët. Mund ta përdorni vajin e ullirit, vaj ricini… Po ashtu, me këto vajra do të ishte e shkëlqyeshme nëse shtoni edhe të kuqtë e vezës.

Përgatitjet e vajit për kujdes ndaj flokëve janë edhe më efektive, ngaqë përmbajnë ekstrakte bimore, që mundësojnë qarkullim më të mirë. Në këtë mënyrë, edhe rrënjët e flokut ushqehen më mirë dhe arrijnë rigjenerimin.

Vajin vendoseni në flokë, por detyrimisht bëjeni një masazh edhe për lëkurën e kokës.

Ky trajtim është i mirëseardhur sidomos për flokët e thata, pa marrë parasysh nëse janë vetvetiu të thata natyrale, apo si pasojë e therjes së tepërt nga vetë njeriu.