Vaji i ricinit për rritje të vetullave, qerpikëve dhe flokëve

vajVaji i ricinit e nxit rritjen e qerpikëve, vetullave dhe flokëve, madje edhe në pjesët e rralluara, por jo në ato ku janë shkatërruar rrënjët.

Me përdorim të rregullt, vaji i ricinit mund t’i riparojë dëmet në flokët e dëmtuar, të shkaktuara nga substancat kimike. Acidet yndyrore Omega-9, me të cilat është i pasur ky vaj, i ushqejnë flokët dhe parandalojnë tharjen e tyre. Për rezultatet më të mira duhet përdorur vaj të ftohtë ose vaj ricini nga Xhamajka, raporton Gazeta Kosova Sot

SI TË APLIKOHET? VETULLAT DHE QERPIKËT Çdo mbrëmje në fytyrë dhe sy të pastruar, para fjetjes e zhytni një shkop për pastrim të veshëve në vaj ulliri dhe me të kaloni nëpër vetulla dhe qerpikë. Këtë mund ta bëni edhe me gishtërinj, por duhet të keni kujdes pasi që vaji është i ngjitshëm. Pas 2 ose 4 muajve të aplikimit të rregullt, vetullat dhe qerpikët do të përtërihen, do të jenë më të dendur, me ngjyrë më të errët dhe do të plotësohen edhe vendet e rralluara. Por, mos pritni rritje në vendet ku janë shkatërruar rrënjët.

FLOKËT Para aplikimit, flokët duhet t’i keni të lagur. Vaji i ricinit është i dendur dhe ngjitës dhe nuk rekomandohet aplikimi i sasive të mëdha. Aplikimi në sasi të mëdha nuk do t’ju ndihmojë, flokët tuaj do të bëhen vetëm më të yndyrshëm. Gjithashtu, është e rëndësishme që ta aplikoni vetëm në rrënjë ose në skaje të flokëve. Pas aplikimit, flokët i mbuloni me një qese plastike, më pas i mbështillni me peshqir të ngrohtë dhe vajin e lini që të veprojë për 2 orë. Pas kësaj, flokët i shpëlani mirë dhe pastaj i lani si zakonisht.

Komento