Vaji i ullirit, ‘ilaçi’ më i mirë për duar

Nuk është vështirë të keni duar të mirëmbajtura. Vetëm përmbajuni këtyre këshillave dhe mos u dorëzoni.

Mos dilni pa dorëza

Gjatë dimrit dhe ditëve me erë të fortë, as që duhet t’ju shkojë ndërmend që të dilni jashtë pa dorëza.

Po ashtu, nëse jeni ju ajo/ai që duhet t’i lani enët, atëherë mos e bëni këtë pa dorëza të gomës. Mos besoni kur ju thonë se detergjentet nuk janë të dëmshme për duar.

 

Lyerja e vazhdueshme

Lëkura e duarve është më e thara në trup, prandaj ajo plaket më shpejt sesa lëkura e fytyrës. Ftohtësia dhe era i thajnë duart më shumë se çdo pjesë të trupit, sidomos kur brenda është nxehtë, e jashtë shumë ftohtë.

Të paktën gjashtë herë në ditë lyeni duart me vaj bademesh, vazelinë, glicerinë, apo pantenol. Këto preparate janë efikase dhe të lira.

 

Pilingu i duarve

• Nëse keni duar të ashpra, atëherë fërkoni ato me pilingun të cilin e përdorni për trup.

• Pas kësaj, vendoseni një maskë, të bërë në shtëpi.

• Rreth 15 deri 20 pika vaj të bademeve përzieni me dy pika vaj eterik të barbarozës. Me këtë përzierje lyeni duart, bërrylat dhe gjunjët.

• Këtë tretman përsëriteni dy herë në javë gjatë një muaji dhe do të shihni se do të keni duar shumë më të buta.

 

Masazhi në 3 hapa

Kur të ktheheni në shtëpi me duar të ngrira, bëni si vijon:

1. Në pesë mililitra vaj bademesh shtoni tri pika vaj eterik të nenexhikut.

2. Me lëvizje të lehta, këtë përzierje lyejeni në lëkurë. Vaji i bademeve do ta zbutë lëkurën, kurse vaji i nenexhikut do ta përshpejtojë qarkullimin, si dhe do ta largojë lodhjen.

3. Pasi që duarve u keni bërë një masazh të mirë, mbulojini ato me një peshqir të nxehtë dhe lini që të rrinë ashtu për 15 minuta.

Komento