Vaji i ullirit e zbut lëkurën

Me mijëra viMe mijëra vite ulliri është simbol i jetës. Banorët e Mesdheut vajin e ullirit e kanë përdorur si për ngrënie, po ashtu edhe si ushqim për flokët e tyre. Në vijim ju paraqesim mënyra si ta përdorni vajin e ullirit si preparat për kujdes.

Për duar të thara, të kuqe dhe të pëlcitura

Ngrohni pak vaj ulliri në një enë. Përkujdesuni të jetë i vakët dhe ashtu, në atë mënyrë i vendosni duart dhe i mbani për 15 deri 20 minuta.

Për duar të buta

Bëni masazh me vaj ulliri të përzier me një lugë sheqer dhe duart tuaja do të jenë të buta.

Për bërryla të rrëgjuar 

Ndani një limon në dy pjesë, shtoni vajin e ullirit në secilën nga dy pjesët e prera, vendosni bërrylat në gjysmat e limonit dhe i mbani ashtu për 10 minuta.

Maskë për pastrimin e lëkurës

Përzieni ½ e lugës vaj ulliri, ½ e lugës ujë dhe 1 lugë argjilë. Këtë maskë e vendosni me brushë dhe relaksohuni. Kur ta ndjeni se maska është tharë, e shpëlani me ujë të ngrohtë. (Kosova Sot)

Komento