Vaji i karkalecit te kuq, thesar kundër yndyrnave, plakjes, dhe kancerit

I vetmi vaj peshku i paster dhe me force te jashtezakonshme antioksiduese, transmeton blerinadiet.al

Me nje peshe prej 500milione ton, karkaleci i kuq formon biomazen me te madhe ne bote. Vetem 1% e tij perdoret per ekstraktimin e vajit te cmuar qe ai permban, i cili vjen ne nje pakete fantastike se bashku me astaksanthinen, nje antioksidant qe ka forcen te luftoje kancerin dhe plakjen. Le te shohim pserse vaji i karkalecit te kuq eshte dalluar sin je suplement ushqimor superior:

Permireson kolesterolin dhe ul tregliceridet
Studimet ne zhvillim e siper tregojne se marrja e 1 – 1,5gr vaj karkaleci te kuq ne dite, mund te ule kolesterolin e keq (LDL) dhe te rrise kolesterolin e mire (HDL) ne paciente me hiperkolesterolemi. Ne doza 2-3gr/dite, ky vaj eshte dalluar te kete efekt ne uljen e treglicerideve, nje tjeter lloj yndyre aterogjene per organizmin.

Permireson artritin
Studime te reja kane evidentuar se 300mg vaj karkaleci mund te ule ndjeshem dhimbjet dhe shqetesimet ne persona me artrit.
Qeteson simptomat para menstruale
Marrja e perditshme e vajit te karkalecit mund te zbuse simptomat paramenstruale te cilat shkaktohen si pasoje e ndryshimeve hormonale te lidhura me ciklin menstrual te gruas. Edhe pse nuk eshte shume e qarte se si acidet lyrore omega 3 ndikojne ne permiresimin e ketyre simptomave, mendohet qe lidhja eshte ndikimi ne ekuilibrin hormonal.

Ka veti antiinflamatore
Nuk ka dyshim ne vetite antiinflamatore te acideve lyrore omega 3 dhe ky eshte nje rol shume i rendesishem qe i referohet vajit te karkalecit. Ky vaj absorbohet edhe me lehtesisht nga organizmi, ne krahasim me vajin e peshkut, dhe perkthehet ne substanca me rol hormonal te cilat ulin inflamacionin e heshtur – pikenisjen e shume semundjeve kronike perfshire dhe kancerin.

Astaksanthina – arme e forte kunder plakjes
Antioksidanti astaksanthine gjendet vetem te karkaleci i kuq, te salmoni dhe arragosta. Si nje antioksidant, ajo e mbron vajin nga oksidimi. Per me teper, astaksanthina eshte vecuar si nje nder antioksidantet me te fuqishem kunder plakjes dhe kunder kancerit, ul kolesterolin, forcon shikimin, parandalon semundjet neurodegraduese si Alzheimeri dhe lufton stresin fizik. Ne nje studim te vonet, marrja e astaksanthines solli rezultate pozitive ne trajtimin e Helikobakterit dhe ulceres qe ai shkakton. Sasia ditore e perdorur ne studime qendron midis 2mg – 24mg ne dite.

Vaji i karkalecit nuk permban merkur
Karkalecat, ndryshe nga peshqit e yndyrshem, nuk perthithin merkur pasi qendrojne ne fillim te zinxhirit ushqimor dhe ushqehen vetem me fitoplanktone. Ky fakt e ben vajin e karkalecit te kuq te paster, ndryshe nga vaji i peshkut i cili mund te permbaje merkur.

Komento