Vaji i kokosit për ten më të mirë të fytyrës

Për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit, mos harroni “të pajiseni” edhe me krem me numër sa më të madh të faktorit mbrojtës, por njëherësh duhet që të shikoni përmbajtjen e tij.


Një gjë e tillë duhet bërë pasi që ka shumë kimikale në këto prodhime, për arsye të të cilave mund të vijë deri te ndonjë komplikim në lëkurë.

Por, për këtë arsye duhet të jeni të sigurt që vaji i kokosit të jetë “komfor” për ju, pasi që është natyral dhe arrin të formojë shtresën mbrojtëse, e cila “dëbon” rrezet ultravioletë nga ju.

Epërsia e vajit të kokosit është se pas disa orë të vendosjes mban lëkurën të lagësht. Nga ana tjetër, nuk keni nevojë që të brengoseni për bukurinë tuaj, pasi që me përdorimin e vajit të kokosit do të vijë deri te përmirësimi i tenit të fytyrës.

Po ashtu, vaji i kokosit ka përbërje anti-mikrob dhe parandalon që gjatë qëndrimit në plazh apo pishinë, të merrni ndonjë infeksion.

Komento