Vaji që përshpejton nxirjen

Vaji që përshpejton nxirjenVaji i ullirit posedon faktor natyral mbrojtës 2, por faktorë më të lartë mbrojtës kanë karotat dhe arrat, që shtojnë nivelin mbrojtës të vajit, e po ashtu kujdeset edhe për lëkurën.

Karota është e pasur me beta karotinë dhe vitamina A dhe përdoret në preparatet moderne për rrezitje, sepse përtërin lëkurën dhe ngadalëson plakjen dhe përshpejton nxirjen.

Receta:

Në një enë të madhe prej qelqi vendosen disa karota të bluara, disa arra të gjelbra dhe disa gjethe të livandës ose sherbelës. Ena mbushet më shumë se gjysma me këtë përmbajtje, e më pas deri në majë mbushet me vaj ulliri. Përzierja të lihet në diell 20-25 ditë. Nevojitet që për çdo ditë ta përzieni.

Komento