Vaji i qimnonit shëron alergjitë dhe vret mikrobet

Vaji i qimnonitDobësimi i imunitetit dhe sëmundjet e shpeshta shkaktojnë vështirësi në bërjen e një jete normale. Në këtë drejtim, vaji i qimnonit është treguar shumë efikas.

Ky antibiotik natyror i kthen në ekuilibër të gjitha sistemet e organizmit.

Me anë të përdorimit të përditshëm të vajit të qimnonit të zi, mund të parandalohen gjendjet akute dhe kronike, por edhe sëmundjet e ndryshme, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ja disa nga vetitë e këtij vaji. – Është antihistaminik natyror. – Vaji i qimnonit paraqet njërin ndër ilaçet më të njohura popullore kundër alergjive.

Me përdorimin e rregullt të këtij vaji, vjen deri te zvogëlimi i simptomave.

Është efikas kundër diabetit – zvogëlon në një masë të madhe nivelin e glukozës në gjak dhe është një alternativë efikase e insulinës. – Nxit imunitetin – luan një rol kyç në forcimin e imunitetit dhe parandalimin e infeksionit nga bakteret, kërpudhat dhe parazitët.

Është antibiotik natyror – përdoret te infeksionet e ndryshme dhe te inflamacionet, e është treguar efikas edhe kundër bakterit E.coli, si dhe për shërimin e infeksioneve urinare.