Veprimet që jua dëmtojnë lidhjen më shumë se tradhtia

Dashuria  Ne të gjithë mendojmë se tradhtia i jep fund një lidhjeje, por ka edhe shumë detaje të vogla të përditshme, të cilat kur mblidhen së bashku mund të jenë edhe më të patolerueshme  ndarjeTradhtia është padyshim një mënyrë e shpejtë për t’i dhënë fund një marrëdhënieje, por ka edhe shumë gjëra të tjera që kanë potencialin të shkatërrojnë edhe lidhjet më të forta. Disa nga gjërat më të këqija që çojnë në një ndarje nuk përfshijnë gjithnjë tradhtinë, por janë të vogla e të rrezikshme.  Gënjeshtrat  Edhe nëse po e bëni nga dashuria që të mbroni ndjenjat e njeriut tuaj të zemrës, fshehja e gjërave ose gënjeshtrat ndaj dikujt me të cilin jeni lidhur mund të kthehen në një problem të madh. Kjo do të shkaktojë humbje të besimit dhe për pasojë edhe shkatërrimin e një lidhjeje.  Duhet të jeni në gjendje t’i tregoni partnerit/es tuaj gjithçka. Nëse po fshihni ndonjë gjë, sepse mund t’i lëndonte ata, atëherë nuk duhet të jeni duke e bërë veprimin që po bëni.  Kufizimi i dashurisë  Nëse keni një lloj dashurie dhe dëshire për personin tjetër dhe keni dëshirë t’ia shprehni, mos e kufizoni veten. Ju duhet të jeni në gjendje të tregoni çfarë të dëshironi dhe të mos kini frikë se do t’ju merret për dobësi apo do të përdoret kundër jush. Nëse kufizoheni, mund të jetë pikërisht mungesa e shprehjes së ndjenjave ajo që mund të shkaktojë dyshime në lidhjen tuaj dhe ta bëjë atë të pariparueshme.  Mosshprehja e pakënaqësisë  Çdo marrëdhënie ka pikat e saj të dobëta, që partnerëve mund të mos u pëlqejë, por gjithnjë ekziston mundësia për të krijuar një lidhje më të konsoliduar. Në këtë aspekt, mos e mbani përbrenda pakënaqësinë tuaj, por shpreheni atë dhe përpiquni të gjeni të mesmen e artë që do t’ju ndihmojë shumë të arrini aty ku doni. Në shumë raste, do t’ju lindë pendesa për faktin se përse nuk ndërmorët një veprim atëherë kur duhej.  Mungesa e komunikimit  Kjo nuk lidhet me faktin që mund të mos komunikoni çdo ditë përmes mesazheve dhe telefonatave, por me bisedat e vërteta që ju shqetësojnë juve dhe të tjerët. Nuk do të ishte e shëndetshme për lidhjen tuaj nëse nuk bisedoni dhe nuk shprehni ato që janë shumë të rëndësishme për ju. Gjërat mund të akumulohen ngadalë dhe me kalimin e kohës të kthehen në të pamenaxhueshme.  Kokëfortësia  Refuzimi për të rënë në kompromis në një lidhje është po aq i dëmshëm sa tradhtia. Përse? Sepse nëse ju mbeteni kokëfortë, kjo tregon se nuk e vlerësoni personin tjetër aq shumë sa të dëshironi qoftë edhe pa të drejtë t’i bëni qejfin. Partnerët egoistë nuk zgjasin shumë në një lidhje dhe shumë shpejt tjetri e kupton këtë gjë dhe distancohet prej tyre.  Pretendimet e shumta  Sigurisht që diskutimi i çastit se kush do t’i hedhë plehrat nuk është ndonjë gjë e rëndësishme, por kjo mund të kthehet në një problem kur përsëritet vazhdimisht. Nëse personi tjetër fillon të refuzojë përfshirjen në punë të ndryshme të shtëpisë apo të ketë pretendime në jetën e përditshme, lidhja mund të marrë fund.  Indinjimi  Në rast të një mosmarrëveshjeje, ajo që duhet të bëni është të diskutoni, pa nxjerrë fajtorë për gjërat që dëshironi t’i ndryshoni në lidhjen tuaj. Por nëse zgjidhni në vend të kësaj të indinjoheni apo të kërkoni të fitoni pushtet mbi tjetrin, atëherë lidhja juaj nuk është e shëndetshme, nuk do të zgjasë dhe ka më pak gjasa t’i mbijetojë kësaj sesa tradhtisë. Arsyeja? Sepse kur kritikoni dikë ju merrni rolin superior dhe kjo e bën tjetrin të ndihet shumë keq, pasi i dëmton vetëvlerësimin.  Qëndrimi në lidhje për hir të diçkaje  Mund të jetë fakti që nuk doni të zhgënjeni familjet me një ndarje apo për shkak se keni prenotuar një biletë koncerti gjashtë muaj më parë, të gjitha këto janë të parëndësishme, që tanimë lidhja juaj ka marrë fund. Gjërat do të fillojnë të përkeqësohen nëse qëndroni me dikë vetëm për hir të diçkaje, kur ju mungon dëshira. Me kalimin e kohës do ta humbni durimin dhe do të humbni shansin për të qëndruar miq.  Manipulimi  Shpeshherë njerëzit nuk e kuptojnë kur po manipulohen nga partneri derisa të jetë shumë vonë. Lidhjet që të shkatërrojnë më tepër janë pikërisht ato që të çojnë drejt humbjes graduale të vetëbesimit përmes një procesi të gjatë dhe të palodhur të manipulimit nga tjetri. Qëndroni syçelët dhe mos iu dorëzoni shumë shpejt parandjenjave tuaja.  Xhelozia  Edhe pa praninë e një tradhtie, xhelozia mund t’i japë shumë lehtë fund marrëdhënies suaj vetëm me presionin që krijohet prej saj. Marrja e frymës ndaj personit të zemrës, përtej dashurisë, është një veprim egoist që mund ta kufizoni dhe të gjeni mënyra të tjera për ta shprehur.Dashuria

Ne të gjithë mendojmë se tradhtia i jep fund një lidhjeje, por ka edhe shumë detaje të vogla të përditshme, të cilat kur mblidhen së bashku mund të jenë edhe më të patolerueshme

ndarjeTradhtia është padyshim një mënyrë e shpejtë për t’i dhënë fund një marrëdhënieje, por ka edhe shumë gjëra të tjera që kanë potencialin të shkatërrojnë edhe lidhjet më të forta. Disa nga gjërat më të këqija që çojnë në një ndarje nuk përfshijnë gjithnjë tradhtinë, por janë të vogla e të rrezikshme.

Gënjeshtrat

Edhe nëse po e bëni nga dashuria që të mbroni ndjenjat e njeriut tuaj të zemrës, fshehja e gjërave ose gënjeshtrat ndaj dikujt me të cilin jeni lidhur mund të kthehen në një problem të madh. Kjo do të shkaktojë humbje të besimit dhe për pasojë edhe shkatërrimin e një lidhjeje.

Duhet të jeni në gjendje t’i tregoni partnerit/es tuaj gjithçka. Nëse po fshihni ndonjë gjë, sepse mund t’i lëndonte ata, atëherë nuk duhet të jeni duke e bërë veprimin që po bëni.

Kufizimi i dashurisë

Nëse keni një lloj dashurie dhe dëshire për personin tjetër dhe keni dëshirë t’ia shprehni, mos e kufizoni veten. Ju duhet të jeni në gjendje të tregoni çfarë të dëshironi dhe të mos kini frikë se do t’ju merret për dobësi apo do të përdoret kundër jush. Nëse kufizoheni, mund të jetë pikërisht mungesa e shprehjes së ndjenjave ajo që mund të shkaktojë dyshime në lidhjen tuaj dhe ta bëjë atë të pariparueshme.

Mosshprehja e pakënaqësisë

Çdo marrëdhënie ka pikat e saj të dobëta, që partnerëve mund të mos u pëlqejë, por gjithnjë ekziston mundësia për të krijuar një lidhje më të konsoliduar. Në këtë aspekt, mos e mbani përbrenda pakënaqësinë tuaj, por shpreheni atë dhe përpiquni të gjeni të mesmen e artë që do t’ju ndihmojë shumë të arrini aty ku doni. Në shumë raste, do t’ju lindë pendesa për faktin se përse nuk ndërmorët një veprim atëherë kur duhej.

Mungesa e komunikimit

Kjo nuk lidhet me faktin që mund të mos komunikoni çdo ditë përmes mesazheve dhe telefonatave, por me bisedat e vërteta që ju shqetësojnë juve dhe të tjerët. Nuk do të ishte e shëndetshme për lidhjen tuaj nëse nuk bisedoni dhe nuk shprehni ato që janë shumë të rëndësishme për ju. Gjërat mund të akumulohen ngadalë dhe me kalimin e kohës të kthehen në të pamenaxhueshme.

Kokëfortësia

Refuzimi për të rënë në kompromis në një lidhje është po aq i dëmshëm sa tradhtia. Përse? Sepse nëse ju mbeteni kokëfortë, kjo tregon se nuk e vlerësoni personin tjetër aq shumë sa të dëshironi qoftë edhe pa të drejtë t’i bëni qejfin. Partnerët egoistë nuk zgjasin shumë në një lidhje dhe shumë shpejt tjetri e kupton këtë gjë dhe distancohet prej tyre.

Pretendimet e shumta

Sigurisht që diskutimi i çastit se kush do t’i hedhë plehrat nuk është ndonjë gjë e rëndësishme, por kjo mund të kthehet në një problem kur përsëritet vazhdimisht. Nëse personi tjetër fillon të refuzojë përfshirjen në punë të ndryshme të shtëpisë apo të ketë pretendime në jetën e përditshme, lidhja mund të marrë fund.

Indinjimi

Në rast të një mosmarrëveshjeje, ajo që duhet të bëni është të diskutoni, pa nxjerrë fajtorë për gjërat që dëshironi t’i ndryshoni në lidhjen tuaj. Por nëse zgjidhni në vend të kësaj të indinjoheni apo të kërkoni të fitoni pushtet mbi tjetrin, atëherë lidhja juaj nuk është e shëndetshme, nuk do të zgjasë dhe ka më pak gjasa t’i mbijetojë kësaj sesa tradhtisë. Arsyeja? Sepse kur kritikoni dikë ju merrni rolin superior dhe kjo e bën tjetrin të ndihet shumë keq, pasi i dëmton vetëvlerësimin.

Qëndrimi në lidhje për hir të diçkaje

Mund të jetë fakti që nuk doni të zhgënjeni familjet me një ndarje apo për shkak se keni prenotuar një biletë koncerti gjashtë muaj më parë, të gjitha këto janë të parëndësishme, që tanimë lidhja juaj ka marrë fund. Gjërat do të fillojnë të përkeqësohen nëse qëndroni me dikë vetëm për hir të diçkaje, kur ju mungon dëshira. Me kalimin e kohës do ta humbni durimin dhe do të humbni shansin për të qëndruar miq.

Manipulimi

Shpeshherë njerëzit nuk e kuptojnë kur po manipulohen nga partneri derisa të jetë shumë vonë. Lidhjet që të shkatërrojnë më tepër janë pikërisht ato që të çojnë drejt humbjes graduale të vetëbesimit përmes një procesi të gjatë dhe të palodhur të manipulimit nga tjetri. Qëndroni syçelët dhe mos iu dorëzoni shumë shpejt parandjenjave tuaja.

Xhelozia

Edhe pa praninë e një tradhtie, xhelozia mund t’i japë shumë lehtë fund marrëdhënies suaj vetëm me presionin që krijohet prej saj. Marrja e frymës ndaj personit të zemrës, përtej dashurisë, është një veprim egoist që mund ta kufizoni dhe të gjeni mënyra të tjera për ta shprehur.

Komento