nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomePsikologji Vetëdisiplinimi i fëmijëvenë Psikologji Vetë-disiplinimi ka të bëjë me kontrollin e impulsive në mënyrë që të arrijmë objektivat tanë. Kur praktikojmë vetë-disiplinimin, ne zakonisht heqim dorë nga diçka që dëshirojmë për të përfituar diçka që dëshirojmë akoma më shumë. Pra çdo herë që fëmija juaj zgjedh apo rivendos prioritete, ai po ushtron aftësinë e vetë-disiplinimit. Për këtë arsye, fëmijët kanë nevojë për kufij. Prindërimi liberal nuk i ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësinë e vetë-disiplinimit sepse me këtë stil prindërimi nuk iu kërkohet të kontrollojnë impulse. Gjithsesi, kufijtë duhet të vendosen duke kuptuar nevojat e fëmijës në mënyrë që ai të bashkëpunojë në respektimin e tyre. Kufijtë e vendosur me anë të dënimit nuk e ndihmojnë fëmijën të zhvillojë vetë-disiplinimin sepse shtysa vjen nga jashtë. Edhe nëse i bindet rregullave tuaja në këtë mënyrë, ai thjesht po vepron nga frika dhe nuk po ushtrohet me aftësinë e vetë-disiplinimit. Fëmijët e mësojnë vetë-disiplinimin nëpërmjet kufijve që ju vendosni gjatë ditës, sa kohë që këto kufij vendosen me empati. Empatia juaj e ndihmon fëmijën të pranojë me lehtësi kufizimet. Edhe pse mund të mos i pëlqejë kufizimi, ndjen sigurinë që ju e kuptoni dhe e doni. Në këtë mënyrë fëmija juaj i brendëson rregullat dhe vlerat sepse shtysën e ka të brendshme. Ai preferon të ruajë lidhjen afektive me ju më shumë sesa të plotësojë një tekë të momentit. Nëse vendosni të përcaktoni një kufizim apo rregull për fëmijën tuaj, duhet të jeni të qëndrueshëm. Ka raste që ka përjashtime, por përgjithësisht fëmija juaj duhet ta ketë të qartë çfarë i lejohet dhe çfarë jo. Çdo familje ka prioritete të ndryshme. Disa fokusohen tek siguria dhe shëndeti, të tjerë fokusohen tek marrëdhënjet e respektueshme dhe vlerat. Rregullat që vendosni varen nga prioritetet që keni. Pse duhet të fokusoheni në disa rregulla dhe të lini mbas dore disa të tjera? Sepse fëmija juaj është një qënje njerëzore dhe për më tepër është në zhvillim e sipër. Ajo nuk mund të jetë perfekte, ashtu siç edhe ju nuk mundeni. Marrëdhënja juaj me të duhet të jetë më shumë e përqëndruar tek lidhja juaj dhe zhvillimi i saj sesa tek rregullat dhe frustrimi. Të thuash “Mos” apo “Jo” shumë shpesh bën që marrëdhënja të dobësohet. PrapaPara Komento Anulo Shto Koment
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …