Vetullat: Si t’i rregullojmë dhe t’i mirëmbajmë drejt?

Nuk jeni të sigurt se si t’i formësoni vetullat, herën e parë le ta bëjë specialisti i kozmetikës, ndërkaq më vonë vetëm do ta ndiqni formën e tillë.

Tek formësimi është me rëndësi të ndiqni linjën natyrore të vetullave, qimet nduken nën vetulla dhe mbi to, transmeton Telegrafi.
Nëse deri më tani keni përdorur copa akulli gjatë heqjes së vetullave, tani e tutje duhet ta harroni këtë praktikë.

Nuk dëshironi ta mpini lëkurën para shkuljes, pasi ashtu ajo do të jetë më e fortë dhe i tërë procesi do të jetë i dhimbshëm. Përkundrazi, ju duhet t’i hapni poret. Ndukja e qimeve është më së miri të bëhet pas dushit të nxehtë, atëherë kur poret janë të hapura. Kjo mund të bëhet edhe duke e larë fytyrën me ujë të ngrohtë apo duke e mbajtur në fytyrë për një kohë të shkurtër një peshqir të ngrohur paraprakisht.Personat me fytyrë të rrumbullakët, ovale a në formë të zemrës, më së miri do t’u rrinë vetullat në formë harqesh të theksuara, ndërsa atyre me formë katërkëndëshe apo trekëndëshe, u shkojnë vetullat më pak të theksuara. Vetullat fare të holla, ka kohë që nuk janë në modë. I pëlqeni ato natyralet, madje edhe pak të trasha. Nëse në fillim do të shkulni më tepër fije, vështirë se mund ta riktheni formën natyrale.

Për t’i hequr sa më saktë dhe sa më mirë duhet ta ndiqni edhe këtë video ku jepen sqarimet e duhura: Vetullat mund t’i mbushni pak edhe me laps (por mos i vizatoni kurrë të tërat – do të dukeni shumë artificiale). Për këtë ju duhet një laps i butë – përmirësojini vetullat duke e ruajtur vijën e tyre. Përdorni laps me ngjyrë pak më të çelët se ngjyra e flokëve tuaja. Për t’i forcuar vetullat mund të përdorni forcues të veçantë, ose furçën e vetullave stërpikeni me pak llak flokësh dhe krihini me të vetullat.

Komento