Vitamina D parandalon kancerin e gjirit

Rreziku nga zhvillimi kancerit në gji është për 25 për qind më e vogël të gratë të cilat kanë nivel të lartë të vitaminës D në gjak, kundruall atyre me sasi më të vogël të kësaj vitamine (më pak se 20 nanogramë për një mililitër gjak), kanë treguar rezultatet më të reja të një hulumtimi të madh në Francë.

Si ka dëshmuar ky hulumtim i zhvilluar në 17 540 gra, në mesin e të cilave janë identifikuar 636 raste të kancerit të gjirit, te tri të katërtat e grave nuk ka ekzistuar niveli përkatës i duhur i vitaminës D3 në organizëm e që është 30 nanogramë për një militër gjak.

Shkencëtarë preferojnë që gratë të cilat merren me punë në zyra dhe për këtë arsye i ekspozohen më pak diellit, të marrin brenda ditës 2 000 njësi të vitaminës D, sa i nevojiten organizimit.

Ekspozimi i trupit ndaj rrezeve të diellit gjatë 12 minutave mundëson grumbullimin e
3 000 njësive të vitaminës D.

Tashti shkencëtarët planifikojnë të hulumtojnë edhe ndikimin e vitaminës D në formë të tabletave në organizëm.