Vitaminat dhe mineralet për thonjtë

Thonjtë tuaj gjithmonë do të duken të bukur dhe të shëndetshëm, derisa përkujdeseni për ta, ndërsa kujdesi për thonj përfshin edhe konsumimin e vitaminave të nevojshme.

Hekuri

Nëse thonjtë i keni të brishtë, me siguri ju mungon hekuri në organizëm. Mund ta merrni hekurin si shtesë në ushqim ose të konsumoni më shumë ushqim, i cili është i pasur me hekur, siç janë perimet e gjelbra, mishi, peshku, pula ose vezët.

Zinku

Njollat e bardha në thonj, rritja e dobët e thonjve dhe inflamacionet e shpeshta të thonjve janë shenja që duheni të merrni më shumë zink në ushqimin tuaj përmes ushqimeve, siç janë kikiriku, farat e grurit dhe drithërat, perimet, kërpudhat dhe peshku.

B12

Lëkura shumë e thatë dhe thonjtë e errët janë shenjë që nuk jeni duke konsumuar sa duhet vitamina B12. Kjo vitaminë vjen në formë të kapsulave, ndërsa mund t’i gjeni edhe në ushqimet, siç janë djathi, vezët dhe peshku.

Komento