Vitaminat që mbrojnë të moshuarit

Janë katër vitamina, B, C, D dhe E, bashkë me acidet yndyrore dhe omega-3 ato që ruajnë më së miri funksionimin mendor gjatë pleqërisë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, ky është zbulimi i bërë në revistën “Neurology”.

Studiuesit bënë matjen e nivelit të këtyre ushqyesve në gjak, si dhe kontrolluan moshën, seksin si dhe presionin e gjakut mes 104 burrave dhe grave me një moshë mesatare 87 vjeç.

Personat që kishin përqindje më të lartë të këtyre vitaminave, demonstruan kapacitete më të mëdha dhe freskëta kujtese.

Komento