Xhel natyral për vetulla

Xhel natyral për vetullaNëse jeni lodhur duke e kërkuar lapsin, xhelin ose hijen për vetulla që ju përshtatet më së miri kemi lajm të mirë për ju. Mund ta bëni vetë një xhel natyral në shtëpinë tuaj.

Ju nevojiten vetëm disa përbërës, ndërsa shumicën me siguri i keni tashmë në shtëpi. Sasitë duhet t’i caktoni vetë në përputhje me ngjyrën të cilën dëshironi ta fitoni, ndërsa besojmë se do të jeni e kënaqur me rezultatin. Ky xhel do t’u japë dukje natyrale vetullave tuaja dhe do t’i plotësojë dhe zbukurojë ato,transmeton Gazeta Kosova Sot.
Përbërësit:

– 1 lugë me mbetje të kafesë së zezë;

– 1 lugë me kakao;

– Lugë me vaj kokosi;

– 1 lugë me mjaltë.

I përzini të gjithë përbërësit dhe masën e fituar e lini që të qëndrojë për disa minuta. Për aplikim ju nevojitet brusha për vetulla dhe një shkopth për veshë. I krihni vetullat. Pas kësaj me brushë me kujdes e aplikoni përzierjen në vetulla, duke u përpjekur që ta ndiqni linjën bazë. Aplikoni sa të dëshironi deri në momentin kur t’ju pëlqejnë ngjyra e vetullave. Duhet ta dini se vetullat do të jenë më të ndritshme pas heqjes së përzierjes. Tepricën e hiqni me një shkopth të lagët për veshë dhe e lini xhelin që të qëndrojë në vetulla për 20 minuta. Pas 20 minutave, sërish me shkopth të lagët për veshë e hiqni tërë përzierjen nga vetullat dhe do ta vëreni ndryshimin e ngjyrës. Ngjyra është natyrale dhe e bukur! Edhe pse për efekt të xheit natyral duhet pritur 20 ose më shumë minuta, kjo pritje ia vlen derisa e aplikoni grimin pasi që përveç kursimit të parave ju shërbeheni me përbërës krejtësisht natyralë.

Komento