Xhenxhefili mrekullibërës

Përdoret si ushqim dhe çaj

Xhenxhefili e ka origjinën nga Lindja e Mesme dhe prej kohësh përdoret gjerësisht në kuzhinë.

Dobitë e xhenxhefilit:

Kockat- Xhenxhefilli përmirëson shëndetin e kockave dhe lehtëson dhimbjet e tyre. këshillohet të përdoret rregullisht nga ata persona që vuajnë nga osteoporoza. Kanceri-

Diarreja- Në Kinë xhenxhefili përdoret prej shumë vitesh terk ata persona që vuajnë nga diarreja. Dezinfektues dhe dezintoksikues- Xhenxhefili përmirëson djersitjen dhe aromën e saj, përveçse pastron trupin nga toksinat.

Gripi- Xhenxhefili përdoret për të luftuar gripin dhe infeksionet. Ndikon për të ulur temperaturën dhe qetësuar dhimbjen e kokës. Shkruan noa.al. Të vjellat- Studime të ndryshme kanë zbuluar se xhenxhefili luan rol të rëndësishëm për qetësimin e të vjellave gjatë shtatzënisë.

Cikli menstrual- Përdorimi i xhenxhefilit gjatë ciklit menstrual, lehtëson dhimbjet dhe i bënë ato ditë më të lehta.

Xhenxhefili mund të përdoret në mëngjes në stomakun bosh i hedhur në ujë të ngrohtë me limon. Gjithashtu xhenxhefili me mjaltë ndihmon në dobësim, për shkak se djeg më shpejtë yndyrat si dhe pastron trupin nga toksinat.